Bota

Arma sekrete në SHBA/ Donald Trump: Kemi përfunduar një armë bërthmore që nuk është parë kurrë

Një pjesë tjetër e intervistës së Donald Trump me gazetarin Bob Woodward, që do të botohet në librin e këtij të fundit "Rage" po shkakton polemika por edhe një frikë të një përshkallëzimi bërthamor.
Featured image of article: Arma sekrete në SHBA/ Donald Trump: Kemi përfunduar një armë bërthmore që nuk është parë kurrë Presidenti amerikan Donld Trump

SHBA- Në librin e shumë përfolur të Bob Ëoodëard mbi presidentin amerikan Donald Trump është folur edhe për armët sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat vendase.

Një pjesë tjetër e intervistës së Donald Trump me gazetarin Bob Woodward, që do të botohet në librin e këtij të fundit “Rage” po shkakton polemika por edhe një frikë të një përshkallëzimi bërthamor.

Mësohet se në këtë intervistë flitet për marrëdhëniet me Korenë e veriut, Trump flet për një armë sekrete bërthamore, e padëgjuar nga njerëzimi dhe nga vendet e tjera, që SHBA ka përfunduar.

“Kemi ndërtuar një armë bërthamore që asnjë nuk ka patur më parë, që Putin dhe Xi nuk e kanë dëgjuar më parë, është e pabesueshme, fundi i botës.”– ka thënë ai.

Mund të ishte një nga fjalitë e ekzagjeruara të presidentit amerikan, por në fakt sipas vetë Woodward, burime anonime nga Pentagoni e kanë konfirmuar lajmin, edhe pse të shqetësuara nga zbulimi publik i presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirpo ajo çfarë ka ngjallur debat edhe në mediat amerikane është fakti sesi mund t’i ketë kaluar poshtë syve një armë e tillë, e pa deklaruar dhe me sa duket e pa financuar, të paktën zyrtarisht.

Të tjerë ekspertë flasin për bombën bërthamore taktike W76-2, me fuqi të reduktuar por që është tashmë pjesë e arsenalit të disa nëndetësve amerikane. Por një armë e tillë nuk do të meritonte fjalët, dhe egon, e presidentit amerikan.

Atëherë spekulime të tjera mendojnë se arma nuk ka kaluar poshtë syve të analistëve ushtarakë, por sipër. Me muaj të tërë është folur për misionet e anijes kozmike X-37, misioni i së cilës në hapësirë nuk është sqaruar kurrë.

Burimi: France24

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment