Aktualitet

PLANI I QEVERISË për Teatrin/ Arkitekti Bjarke Ingels nxjerr zbuluar PRAPASKENAT: Propozova ruajtjen e godinës, por se pranuan. Kishin plane për kulla dhe tregje

Arkitekti Bjarke Ingels i është përgjigjur zërave që e akuzojnë për korrupsion, duke zbuluar gjithashtu planin e qeverisë për të ndërtuar kulla në truallin e Teatrit. Në rrëfimin e tij, arkitekti zbuloi se kishte paraqitur edhe një projekt për rindërtim në godinën ekzistuese (asokohe).
Featured image of article: PLANI I QEVERISË për Teatrin/ Arkitekti Bjarke Ingels nxjerr zbuluar PRAPASKENAT: Propozova ruajtjen e godinës, por se pranuan. Kishin plane për kulla dhe tregje Bjarke Ingels

DANIMARKË– Shembja e Teatrit Kombëtar ishte zgjedhje e autoriteteve shqiptare. Arkitekti Bjarke Ingels ka pohuar se në fillim ka paraqitur dy projekte, një prej tyre edhe zhvillimi i godinës, tek ajo ekzistuese por skica është hedhur poshtë nga autoritetet vendase.

Arkitekti i njohur ka vendosur që të reagojë dhe të sqarojë edhe njëherë të gjithë detajet e projektit të godinës së Teatrit Kombëtar, pasi u akuzua nga gazeta “Politiken” për përfshirje në afera korruptive dhe shkaktar të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Ingels tregon si u takua me kryeministrin Edi Rama në vitin 2013 për të treguar më pas edhe sesi ‘rrodhi’ ngjarja. Nga propozimet për dy skenarë, tek projekti për kullat, Ingels duket se nuk mban më ‘sekrete’.

“Në vitin 2013, unë mora një ftesë nga Edi Rama. Ai ishtë rikthyer në politikën shqiptare – tani si kryeministër. Së bashku me kuratorin Hans Ulrich Obrist, ai më ftoi në një simpozium, ku unë, së bashku me një numër artistësh vendas dhe ndërkombëtarë—shkrimtarë, njerëz të kinematografisë dhe arkitektë—ishim të ftuar të jepnim ide për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë”, tregon Ingels.

Më pas, Ingels ka treguar edhe se si u “njoh” me kompaninë Fusha dhe mënyrën sesi ai ishte përfshirë në projekt. Ai tregoi me detahe sesi kishte nënshkruar kontratën në vjeshtën e vitit 2017 dhe më pas kishte shkuar vetë brenda godinës së Teatrit Kombëtar për të parë nga afër gjendjen e saj. Sipas arkitektit, godina kishte shumë mungesa në infrastrukturë, që e bënte të papërshtatshme për funksionin për të cilin edhe përdorej prej dekadash.

“Gjatë vizitës sonë (ne vitin 2016), ne takuam njerëz nga Fusha sh.p.k.—kontraktori vendor që ishte duke kryer punimet në Sheshin Skënderbej. Ramë dakord të bëhemi bashkë për një nga projektet e ardhshme publike. Në vjeshtën e vitit 2017, ne nënshkruam një kontratë me Fushën për të projektuar teatrin si pjesë e një kompleksi me funksione të ndryshme urbane. Ne bëmë një tur në ndërtesën ekzistuese të teatrit. Asaj i mungonte një skenë dhe një kullë skenike. Ajo nuk kishte skena anësore. Nuk ishte e përshtatshme për teatrin sepse as nuk është projektuar për atë qëllim. Në fakt, ajo është konecptuar për argëtim nga ushtarët fashistë, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia e Musolinit, midis viteve 1939 dhe 1943. Ndërtesa nuk është klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur dhe nuk ishte e mbrojtur. As unë dhe as kolegët e mi nuk jemi ekspertë të arkitekturës fashiste, por me ndërtesat historike nuk mund të jesh kurrë i sigurt, kështu që ne përgatisim dy sugjerime të ndryshme projekt-skicash për një teatër të ri: një që ruan ndërtesën ekzistuese dhe një ndërtesë nga zero,”-shtoi arkitekti.  

Por si do të funksiononte, ngritja e një godine të re mbi të vjetrën. Arkitekti sqaron në letrën e tij me detaje teknike propozimin që i kishte bërë asokohe Shqipërisë: Ne gjetëm një zgjidhje radikale për këtë problem të pazgjidhshëm. Duke e ngritur skenën mbi ndërtesën e vjetër, barrakat e ushtarëve, mund të përfshijmë gjithë infrastrukturën ndihmëse teatrale, si një kryq tre-dimensional i mbjellë në kompleksin ekzistues. Një sistem kartezian koordinativ i teknikës skenike. Për propozimin e dytë, ne skicuam një teatër që shtrihet në të gjithë hapësirën e truallit, në mënyrë që të marrim përfitimin maksimal për funksionimin e teatrit.

Më tej ai shton se tre vite më vonë u ftua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të dhënë idetë e tij për rigjallërimin e qendrës së kryeqytetit. Arkitekti tregon, se aty ai u njoh me planin për stadium, treg dhe kulla për zyra për strehim, ndërsa afër sheshit do të ishte një Teatër Kombëtar. “Vizioni” që socialistët kishin për kryeqytetin, solli edhe ndryshimin e planit për godinën. Sipas arkitektit, në vitin 2018 atij iu tha qartë dhe prerë se nuk kishte pse të konsideronte ruajtjen e godinës së vjetër dhe të mendonte për një projekt të ri…që përfshinte edhe ndërtimin e kullave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në fillim të pranverës 2018, ne u ftuam në Tiranë për t’i paraqitur mendimet tona qytetit. Ne na u tha që duhet të harrojmë barrakat e vjetra, sepse ato kurrë nuk kanë pasur ndonjë rëndësi arkitekturore ose historike; dhe duhet të përqendroniom të gjithë energjinë në krijimin e një skene kombëtare shqiptare që është e denjë për artet interpretuese. Dhe kështu bëmë. Kishin plane për një stadium. Një treg. Kulla të reja për zyra dhe strehim. Dhe afër sheshit, do të jetë një teatër i ri kombëtar. Projekti planifikohet të kryhet në të ashtuquajturën PPP—një partneritet publik-privat—ku një zhvillues privat merr përsipër të kryejë një projekt dhe ta vërë atë në dispozicion të shërbimit publik përkundrejt një qiraje apo pagese fikse të dakorduar”, vijon Ingels.

Në lidhje me zhvillimin e zonës përreth, Ingels sqaron se do të bëhej nga “Fusha sh.p.k”, ndërsa studio e tij do të merrej vetëm me projektin e Teatrit.

“Në fund të vitit 2019, Fusha sh.p.k. fiton tenderin publik. Për ta bërë më ekonomike, Fusha shtrëngoi kërkesat për madhësinë e projektit të përgjithshëm. Ne ramë dakord që BIG do të përqendrohet në projektin e teatrit dhe një arkitekt lokal të projektojë ndërtesat e tjera të zhvillimit të zonës përqark. Në shkurt të vitit 2020, Fusha arrin në përfundimin se ata nuk mund ta përfundojnë projektin, dhe Bashkia vendos të zbatojë projektin tonë me qeverinë si ndërtues. Në maj të vitit 2020, zbuluam se ndërtesa e vjetër është rrënuar”, vijon sqarimin Ingels.

Duke i vënë kapak akuzave për korrupsion, arkitekti përmbyll duke thënë se nuk e ka bërë për t’u pasuruar, pasi pagat daneze tejkalojnë shumë ato që mund të paguajnë një ndërtues publik shqiptar.

Përgjigjen e arkitektit mund ta lexoni këtu.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të këtij viti. Shembje, e cila u shoqërua me protesta të aktorëve, shoqërisë civile dhe opozitës së bashkuar. Tanimë aktorët kanë nisur mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës njësoj siç edhe ishte. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka pranuar se një skenar i tillë mund të ndodhë por në një tjetër vend. Opozita e ka konsideruar kriminale aktin e shembjes së godinës.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment