AktualitetSociale

Arka e shtetit e boshatisur?!/ Infermierët denoncojnë: S’kemi marrë ende rrogat, do ikim jashtë vendit (Probleme edhe për mësuesët)

  • Ministria: Fajin e kanë zyrat e financave, paratë kanë kaluar nga Thesari
  • Inspektoriati i Mjedisit, FDSKSH, por edhe mësuesit e Policia e Shtetit kanë patur probleme me pagat. Infermierët e QSUT thonë se ende s'janë paguar nga shteti për tetorin. Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncoi disa ditë më parë se rrogat e mësuesve do të shtyhen nga data 1, për në datën 15.
    Featured image of article: Arka e shtetit e boshatisur?!/ Infermierët denoncojnë: S’kemi marrë ende rrogat, do ikim jashtë vendit (Probleme edhe për mësuesët) Foto ilustruese

    TIRANË- Një situatë e paprecedentë është krijuar në administratën shtetërore që prej muajit shtator, por që duket se tashmë “s’mban më ujë pilafi”. Infermierët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë denoncuar se nuk kanë marrë ende rrogat e muajit tetor, pavarësisht se data shënon 6 nëntor. Njëri nga infermierët, Elson Jaçaj, ka thënë në një lidhje telefonike për Fax News se situata nuk ka marrë zgjidhje, dhe nuk ka informacion sesi do të shkojë.

    “Është data 6 nëntor dhe ne ende s’kemi marrë rrogat. Nuk ka ndodhur asnjëherë si këtë vit. Zakonisht vonesat ndodhin në Janar. Nuk kemi marrë asnjë shpjegim për vonesën. I jemi drejtuar me një letër me shkrim ministrisë së Shëndetësisë. Zakonisht rroga merret të hënën e parë të muajit, ndërsa këtë muaj situata është e tillë. Gjendja është më e keqe në QSUT, por nga informacionet që kam, edhe në spitalet e tjera. Profesioni ynë nënvlerësohet, ky është nënvlerësim. Një tjetër motiv për të ikur nga Shqipëria.”-tha Jaçaj. 

    Ndërkohë që Dosja.al është interesuar edhe në të tjera institucione shtetërore. Inspektoriati i Mjedisit, FDSKSH, por edhe mësuesit e Policia e Shtetit kanë patur probleme me pagat. Ish-kryeministri Sali Berisha, denoncoi disa ditë më parë se rrogat e mësuesve do të shtyhen nga data 1, për në datën 15.

    “Narkoshteti falimenton! Mesuesve paga e dt 1 nentor ju shtyhet per daten
    15 nentor!Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb Doktor pershendetje! Jam nje mesues ne Tirane doja tju informoja se pagat e mesuesve qe duhet te meren ne date 1 te cdo muaji skane dale dhe sipas dr arsimore Tirane do te ndahen rreth dates 15 Nentor! Doktor kjo eshte apsurde mesuesit aty i kane syte te paga ! Ju lutem beheni publike ne respekt te mesuesve!”-shkruhej në postimin e Berishës.

    Situata është amulli, dhe institucionet që duhet të japin sqarime janë hermetike për gjendjen financiare dhe likujditetin e tyre.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment