Showbiz

“Miku fle me vajzën e shtëpisë”, Arjola Demiri flet pas ‘traditës’ që acaroi tropojanët, nuk harron kryeministrin: Pse ishte Rama dhe jo Berisha, gjë e ulët

Video
E ftuar në “Ftesë në 5”, Demiri tha se e gjithë familja e saj u prek ngja kjo gjë, që nuk ishte aspak e vërtetë. Më pas Arjola foli edhe për kritikat e filmit mbi prezencën e kryeministrit Edi Rama në një rol.
Featured image of article: “Miku fle me vajzën e shtëpisë”, Arjola Demiri flet pas ‘traditës’ që acaroi tropojanët, nuk harron kryeministrin: Pse ishte Rama dhe jo Berisha, gjë e ulët Edi Rama, Arjola Demiri dhe Sali Berisha
Përditësuar:

TIRANË– Aktorja e filmit “I love Tropoja” është shprehur së fundmi në lidhje me fjalët që qarkulluan para se të dilte filmi, për ‘traditën’ që tropojanët supozohet se vajzën e shtëpisë ia jepnin mikut të flinte me të, në një provë besnikërie. E ftuar në “Ftesë në 5”, Demiri tha se e gjithë familja e saj u prek ngja kjo gjë, që nuk ishte aspak e vërtetë.

U hapën ca zëra për atë traditën e vjetër që burri i shpisë fuste mikun të fliste me vajzën e shtëpisë. Familja ime jeton në Tropojë, vëllezërit e mi po ahstu dhe ata u prekën. Kjo mu faturua mua dhe komente që të merr turma përpara unë i përballova me qetësi. Nxorra vetëm një status dhe nuk kam dashur të replikoj më,”- tha aktorja.

Më pas Arjola foli edhe për kritikat e filmit mbi prezencën e kryeministrit Edi Rama në një rol.

“Më pas u politizua. Pse ishte Edi Rama dhe nuk ishte Sali Berisha apo se do ishte Sali Berisha e nuk do ishte Edi Rama, kjo mua nuk më prek aspak! Ai është kryeministri i vendit, e respektoj si atë edhe figurën tjetër politike të Partisë Demokratike, Sali Berishën. Mua s’më përfshin kjo gjë dhe nuk ishte faji im. Ta shfrytëzojnë politikisht, kjo ishte gjëja më ulët që mund të bënin,”– tha aktorja Arjola Demiri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një faqe në Facebook, bëri publikisht me dije se e gjithë Tropoja do të ngrihej në prostestë kundër filmit “I love Tropoja”. Sipas statusit, Ermali kishte ofenduar tropojanët pasi në skenarin e filmit thuhet se qytetarët e Tropojës respektojnë miqtë duke u dhënë vajzën e tyre për të fjetur, gjë që sipas producentit nuk është e vërtetë. Ky lajm bëri shumë bujë 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment