Bota

Arizona shpall Joe Biden fitues/ Reagon avokati i Donald Trump: Rezultatet janë manipuluar, ne kemi zgjedhje të paligjshme

Sakaq, në momentin e shpalljes së rezultatit avokati i Donald Trump Rudy Giuliani, i quajti sërish zgjedhjet të paligjshme, duke akuzuar për manipulim. 
Featured image of article: Arizona shpall Joe Biden fitues/ Reagon avokati i Donald Trump: Rezultatet janë manipuluar, ne kemi zgjedhje të paligjshme Rudy Giuliani

SHBA-Shteti i Arizonës ka shpallur rezultatin e numërimit të votave. Sipas DailyMail, 11 votat elektorale të shtetit do t’i shkojnë Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sakaq, në momentin e shpalljes së rezultatit avokati i Donald Trump Rudy Giuliani, i quajti sërish zgjedhjet të paligjshme, duke akuzuar për manipulim.

“Këto zgjedhje ishin subjekt i një komploti. Ne kemi zgjedhje të paligjshme. Këto janë plane të kurdisur nga liderët e shtrembër të partisë Demokratike. Mashtrimi kryesor është votimi përmes postës. Kjo ishte rezervë në rast se ata mbeteshin shumë prapa,”-ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky rezultat, shënon një tjetër goditje për strategjinë ligjore të presidentit aktual Donald Trump, i cili ka ngritur procedura ligjore duke akuzuar se votat janë të manipuluara.

Joe Biden dhe zëvëndës-presidentja Kamala Harris kanë deklaruar fitoren pas katër ditësh numërim të votave. Presidenti aktual Trump ka nisur një sërë akuzash për manipulim të votave në disa shtete si dhe ngriti një grup për të gjetur fakte që zgjedhjet janë manipuluar. Disa nga çështjet që Trump ka çuar në Gjykatë për numërim të votave janë rrëzuar poshtë, pasi nuk janë gjetur fakte të qëndrueshme në lidhje me manipulimin e votave. Ndërsa nga ana tjetër Joe Biden ka filluar trazicionin e tij politik, ku dhe ka shpalosur planin qeverisës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment