Politike

Arian Çani: Kriza s’ka për t’u zgjidhur, luftë e egër për pushtet, s’do ketë përplasje për votën e lirë

Arian Çani për situatën politike ka deklaruar se e gjitha është një luftë e egër për pushtet. Sipas shqiptarët nuk do të shkojnë në përplasje civile.
Featured image of article: Arian Çani: Kriza s’ka për t’u zgjidhur, luftë e egër për pushtet, s’do ketë përplasje për votën e lirë Arian Çani, gazetar

Tiranë-Në lidhje me situatën politike në vend, gazetari Arian Çani  në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, theksoi se nuk do të ketë një zgjidhje. Sipas tij ka  hapësira në media që i bëjnë njerëzit që të ëndërrojnë më kot.

“Nuk ka zgjidhje. Mendimi im është që nuk do ketë zgjidhje asnjëherë. Mirë është që ne që të paktën kemi një foltore, një mundësi nga një ekran i caktuar siç është Klan apo ABC-ja mirë është që aq sa mundemi, me aq sa na dëgjojnë ata që na kanë xhan, apo që na kanë inat, mos t’i bëjmë kot të ëndërrojmë.  Nuk do ketë zgjidhje. Kjo nuk është pesimiste ta thuash”, tha Çani.

Arian Çani theksoi se në këtë situatë që jeni bëhet fjalë për luftë për pushtet, ku dikush do humbasë.

“Sepse nuk jemi në një vend me demokraci të konsoliduar. Jemi në një vend hibrid.  Në një vend që nuk është as diktaturë, por nuk është as demokraci. Deri në momentin, kur ne jemi dakord që zgjedhje në këtë vend nuk janë bërë kurrë të rregullta, gjithmonë tjetri paragjykohet thotë që “i ke vjedhur” i ke vjedhur”, çdo bisedë tjetër pas këtij momenti është e kotë.  Pra si të thuash duhet ta heqim këtë lloj hipokrizie. Ne jemi një vend ku zgjedhjet dhe vota nuk respektohet.  Ndërkohë që vota respektohet shumë mirë në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi.  Vetëm tek ne vazhdon të ndodhë që fituesi të paragjykohet dhe me të drejtë sepse faktet, interpretimi i tyre, janë të mjaftueshme që të na bëjnë të besojmë se nuk ka palë të drejta dhe palë të gabuara.  Është luftë për pushtet dhe unë them që kjo luftë do të vazhdojë dhe patjetër që dikush do humbasë nga kjo luftë. S’mund të vazhdohet me këtë histori  që të bëhet luftë dhe të gjitha palët të dalin të fituara”, tha Arian Çani.

Ai deklaroi më tej se shqiptarët nuk mendojnë asnjëherë të ngrohen në revolucion për votën e lirë dhe sipas nuk do të ketë përplasje civile.

‘”Ti mendon që jeton mes banorëve të cilët janë kaq të ndjeshëm dhe kaq koshientë për votën e blerë sa të ngrihen dhe të venë jetën e tyre në rrezik? Ti mendon se jeton me banorë të tillë? Kam përshtypjen se ke një imazh pak më të bukur seç duhet për banorët që të rrethojnë Muçi. Nuk mendoj se janë kaq njerëz të rafinuar. Janë më bazikë shqiptarët. Domethënë nuk mendoj se do ngrihen ndonjëherë të bëjnë revolucion apo të bëjnë përplasje civile për votën e lirë. Është luks i madh apo jo?”, u shpreh ai.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli dje të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

J.V/Dosja.al

 

Një Koment në “Arian Çani: Kriza s’ka për t’u zgjidhur, luftë e egër për pushtet, s’do ketë përplasje për votën e lirë

  1. Çani le te vazhdoje te beje ato emisionetet e tij zhulse, qe e kane pasuruar dhe vazhdojne ta pasurojne.. Fatalistet, pesimistet, disfatistet as nuk i degjoj, as nuk i shoh…Asnjehere nuk i shoh emisionet e tij te shpifura, jo me ta degjoj per te dhene mend!

Shto Koment