Bota

Argjentinë/ Skandali me ‘Vaksinat VIP’ që çuan në dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, anëtarë të qeverisë dhe familjarë të tyre u vaksinuan pa rradhë dhe në zyra

Gines Gonzalez Garcia dha dorëheqjen të Premten pasi dolën raportet se ai kishte ndihmuar njerëzit në vendin e Amerikës së Jugut të futeshin pa radhë për të marrë vaksinën COVID-19. Në listë e vaksinimit përfshiheshin anëtarët e qeverisë dhe familjarët e tyre të cilët nuk bëjnë pjesë në listat prioritare.
Featured image of article: Argjentinë/ Skandali me ‘Vaksinat VIP’ që çuan në dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, anëtarë të qeverisë dhe familjarë të tyre u vaksinuan pa rradhë dhe në zyra Gines Gonzalez Garcia

ARGJENTINË– Presidenti i Argjentinës ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në skandalin e vaksinimit ndaj COVID-19 që çoi dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë të vendit. Në zyrat e ministrisë dyshohet se janë vaksinuar 10 veta nga një listë prej 70 personash të përzgjedhur.

Sipas Aljazeera, Gines Gonzalez Garcia dha dorëheqjen të Premten pasi dolën raportet se ai kishte ndihmuar njerëzit në vendin e Amerikës së Jugut të futeshin pa radhë për të marrë vaksinën COVID-19. Në listë e vaksinimit përfshiheshin anëtarët e qeverisë dhe familjarët e tyre të cilët nuk bëjnë pjesë në listat prioritare.

“Politika është etike, ne duhet t’i japim fund këtyre llojeve të praktikave, me kulturën argjentinase të gjallërisë, dinakërisë dhe menaxhimit të ndikimeve,”– tha Fernandez.

Presidenti thuhet se i kishte kërkuar Garcia të largohej pasi shpërtheu skandali.

“Duke iu përgjigjur kërkesës suaj të shprehur, unë paraqes dorëheqjen time nga pozita e ministrit të shëndetësisë,”– shkroi Garcia në një letër drejtuar Fernandez që u shpërnda në mediat sociale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Garcia është zëvendësuar nga Carla Vizzotti, një nga zëvendësministrat e tij që kishte siguruar furnizimet e vaksinës Sputnik V të Rusisë.

Argjentina, e cila ka raportuar gati dy milion raste COVID-19 dhe më shumë se 51,000 vdekje të lidhura me koronavirusin, filloi programin e saj të vaksinimit në Dhjetor. Vendi u dha përparësinë e parë punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe vaksinimet për njerëzit e moshës mbi 70 vjeç filluan javën e kaluar në provincën e Buenos Aires.

Me kërkesë të zyrës së prokurorit nga Buenos Aires, policia ishte mbrëmë në Ministrinë e Shëndetësisë për të kontrolluar se kush hyri në ndërtesë në 1 dhe 19 Shkurt, shkruan shtypi Argjentinas.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment