Sport

Argjentinasi lartësoi rivalin e përjetshëm, Lionel Messi: Ronaldo ishte magjik me tre golat

Lionel Messi ka vlerësuar performancën e Ronaldos me Juventusin, ku ky i fundit shënoi tre here për të dërguar Juventusin në çerekfinale.
Featured image of article: Argjentinasi lartësoi rivalin e përjetshëm, Lionel Messi: Ronaldo ishte magjik me tre golat Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

Lionel Messi pas fitores 5-1 me Lyon në Champions League, ka folur për gazetarët pas ndeshjes ku ka thënë dy fjalë dhe për performancën e Ronaldos të cilën e vlerësoi si magjike.

Ronaldo të martën e kaluar, barazoi argjentinasin për numrin e tregolëshave të shënuar, pasi shënoi të 8-in ne fitoren 3-0 të Juventusit kundër Atletiko Madrid, duke vulosur kështu avancimin e klubit italian në  çerekfinale.

Barcelona iu bashkua Juves në 8 ekipet e fundit mbrëmjen e djeshme, pas heroizmave të Messi-t i cili shënoi dy herë dhe asistoi dy herë në fitoren 5-1 të blaugranëve në Camp Nou kundër Lyon-it.

Ndërkohë që vet Messi tregoi dhe një her se psë i ka 5 Topa të Artë, argjentinasi vlerësoi shumë performancën e Ronaldos 24 orë më vonë.

Ka shumë gjëra që më pëlqyen në Champions League.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje, Cristiano me Juventusin më habitën. Mendoja se Atletiko do luftonte më shumë. Ronaldo kishte një natë magjike me tre golat e shënuar.

Lionel Messi, futbollist i Barcelonës

Ndeshja e parë e 1/16 mes Barcelonës dhe Lyon-it ishte pak a shumë e barabartë ku dhe ndeshja u nda në barazim 0-0.

Ndërsa në Camp Nou ishte krejt histori tjetër, ku ndeshja u hap me golat e Messit dhe Coutinhos. Tousart ngushtoi diferencën afër minutës së 60, por vetëm për pak kohë pasi Barcelona e mbylli ndeshjen duke shënuar dhe tre herë me golat e Messit, Pique dhe Dembele.

B.N/dosja.al

Shto Koment