Aktualitet

Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor: Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus. “Trembet” gazetarja: Jo, jo! Unë s’dua ta dëgjoj (VD)

  • Pëllumb Pipero i kthehet koleges: Asnjë nga ne s’e uron, ka shumë të panjohura
  • Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri.
    Featured image of article: Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor: Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus. “Trembet” gazetarja: Jo, jo! Unë s’dua ta dëgjoj (VD) Areti Beruka

    TIRANË-Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report Tv, ka folur lidhur me koronavirusin. Në fjalën e saj, Beruka u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri. Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se  koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.

    Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që dueht të besojnë,”-u shpreh mjekja.

    PJESË NGA EMISONI:

    Gazetarja Aida Toncica: Vetë personalisht a keni frikë nga situate?

    Mjekja:  Absolutisht jo!

    Gazetarja Aida Toncica: Ka të bëjë me karakterin apo me profesionin?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mjekja: Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek.

    Gazetarja Aida Toncica: Pse?

    Mjekja: E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi gia. Përqindja e vdekshmërisë  së saj është 2% . Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi. Unë i’u them me bindje që në ‘96 kur unë kam qenë specializante ne kemi pasur rastin e ‘kolerës’, e menaxhuam dhe nuk patëm asnjë rast të rëndë apo me  vdekshmëri. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë. Pastaj është zgjedhja e tyre nëse duan të klikojnë lajmet false.

    Gazetarja Aida Toncica: Ti faleminderit që ishe me mua në studio. Do të jemi sërish sëbashku, unë nuk jam si ju, tek ajo kategoria që thoni, mezi pres rastin e parë. Unë nuk dua ta dëgjoj, megjithatë kur të jetë rastin e parë do t’ju kem sërish në studio.

    Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

    (k.m/dosja.al)

    2 Komente në “Habit drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor: Mezi pres të infektuarin e parë me koronavirus. “Trembet” gazetarja: Jo, jo! Unë s’dua ta dëgjoj (VD)

    1. Askush nga ne mjeket infeksioniste por dhe me gjere nuk uron dhe nuk deshiron, aq me shume te “mezi presi” te vije rasti i pare me SARS-Cov 2, ndryshe coronavirus i ri ne vendin tone. Beteja me kete virus deri tani me shume te pa njohura nuk eshte e lehte, madje e veshtire. Personeli shendetesor qe perballet me kete virus eshte me i ekspozuari, me i rrezikuari, sepse rasti i PARE eshte i pa njohur dhe me i rrezikshmi, ndaj dhe mjeket jane heronjte e pare dhe shpesh edhe deshmoret e pare te kesaj beteje. Urime per kokegen qe e ka mare me sportivitet, por nga zyra eshte gjithmone e lehte!!! Per qytetaret dua te them se ka vend per kujdes, te zbatojne ato keshilla qe ju japim per dite, nuk ka vend per panik. Eshte e vertete qe gripi sezonal, vecanerisht AH1N1 eshte shume here me i rrezikshem deri tani sesa Cov-19, pir ky i fundit ka ende shume te pa njohura, per me teoer ndaj tij ende nuk kemi jje vaksine apo medikament efektiv antiviral!

    2. Askush nga ne mjeket infeksioniste por dhe me gjere nuk uron dhe nuk deshiron, aq me shume te “mezi presi” te vije rasti i pare me SARS-Cov 2, ndryshe coronavirus i ri ne vendin tone. Beteja me kete virus deri tani me shume te pa njohura nuk eshte e lehte, madje e veshtire. Personeli shendetesor qe perballet me kete virus eshte me i ekspozuari, me i rrezikuari, sepse rasti i PARE eshte i pa njohur dhe me i rrezikshmi, ndaj dhe mjeket jane heronjte e pare dhe shpesh edhe deshmoret e pare te kesaj beteje. Urime per kolegen qe e ka mare me sportivitet, por nga zyra eshte gjithmone e lehte!!! Per qytetaret dua te them se ka vend per kujdes, te zbatojne ato keshilla qe ju japim per dite, nuk ka vend per panik. Eshte e vertete qe gripi sezonal, vecanerisht AH1N1 eshte shume here me i rrezikshem deri tani sesa Cov-19, por ky i fundit ka ende shume te pa njohura, per me teper ndaj tij ende nuk kemi nje vaksine apo medikament efektiv antiviral!

    Shto Koment