Sport

Ardjan Takaj ironi me shpërblimin e FSHF-së për fituesin e titullit: Aq lekë unë i jepja premio Skënderbeut

Takaj, i pyetur nëse ai dhe kolegët e tij duhet të ngrenë zërin në mënyrë që FSHF të rishikojë çështjen e shpërblimeve, dha këtë përgjigje
Featured image of article: Ardjan Takaj ironi me shpërblimin e FSHF-së për fituesin e titullit: Aq lekë unë i jepja premio Skënderbeut Ardjan Takaj-President i Skënderbeut

KORÇË-FSHF jep prej afro dy dekadash të njëjtin shpërblim për klubin fitues të Kategorisë Superiore dhe të gjitha niveleve të tjera në futbollin shqiptar. Natyrisht, 100 milionë lekë të vjetër për atë klub që fiton titullin është shumë pak.

Takaj, i pyetur nëse ai dhe kolegët e tij duhet të ngrenë zërin në mënyrë që FSHF të rishikojë çështjen e shpërblimeve, dha këtë përgjigje: “Duhet t’i përgjysmojë madje (qesh). Me aq lekë sa jep FSHF për titullin kampion, unë ia jepja ekipit premio vetëm për një kualifikim”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment