LIVE UPDATES
Aktualitet

Ardian Ndreca replikon sërish me Auron Taren: S’është historia fotokopje dokumentesh, edhe njëherë që rroke pushkën ua

16 Korrik 2020, 14:36 Nga DOSJA
Ardian Ndreca replikon sërish me Auron Taren: S’është

TIRANË- Akademiku Ardian Ndreca ka replikuar sërisht sot me Auron Taren dhe shpjegon qëndrimin e tij për studimin mbi dy shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi. Në një shkrim, Ndreca ironizon Auron Taren dhe shprehet se nuk është historian ai që fotokopjon akivat, as rrëfimi i të shkuarës, por kuptimi i saj filozofik.

Më tej Akademiku shprehet se “me i ra Auron Tares asht si me bombardue Kryqin e Kuq, pse ai asht i armatosun me disa fotokopje që s’din si lexohen, si janë prodhue, cilit kontekst historik i përkasin”. Sipas Ndrecës edhe vetë Tarja, është i përgatitur për të sulmuar dhe mbrotjur atdheun socialist dhe se një herë që ka marrë armën ua ka drejtuar shqiptarëve të tjerë.

“Me shkrue nji studim për me hjedhë poshtë Taren asht nji marri kolosale, pse tek nji që hedh poshtë arsyen s’ke çka me tëhuej. Madje un s’kam asgja kundër tij, ai asht shembull sesi instinkti asht verbësisht i pagabueshëm. Bile un kam respekt për Taren që prej maje mushkës kundron universin”, shprehet Ndreca.

SHKRIMI I PLOTË

Kur nji që s’ka asnji lloj haberi nga historia fut hundët në histori, asht e vështirë me u marrë me atë çka ai shkruen tue shpërfillë se kush asht individi që shkruen. Së pari nuk asht aftësia me fotokopjue dokumenta në arkiva që të shndërron në historian. Historia asht reflektim dhe jo renditje, asht atribuimi i nji arsyeje që ka shkaktue ngjarjet dhe jo shikimi i pjesshëm i dokumenteve të hequna prej kontekstit. Tukididi, ndër të parët mjeshtra të historishkrimit shihte tek ajo ecjen përpara, ndryshimin, zhvillimin unitar të arsyeve kundërshtare që ushqejnë historinë. Historia nuk bahet tue lidhë shtrëngueshëm me gjalmën hemostatike ndonji gjymtyrë të njerëzimit, pse s’do të vonojë e do të nxihet. Historia nis me lirinë e njeriut dhe i përket sferës së lirisë, ajo përcakton vijimsinë shpirtnore që asht nji prej karakteristikave kryesore të historicitetit të jetës sonë. Vijimsi nuk do të thotë magaze gjymrykut, mëni, dëshirë me gjykue në mungesë të dritës së arsyes historike, por kuptimi i së shkuemes në dritën e së tashmes në nji rrjedhë kohore që s’ndalet asnji çast – kështu e përçanson Marc Bloch. Pra, s’asht rrëfimi i së shkuemes por kuptimi i saj filozofik.

E kam të qartë se i gjithë ky diskurs asht krejt i kotë po t’iu drejtonte personave që s’kanë asnji lloj kulture historike dhe asnji lloj kulture në vetvete, por hyjnë në arkiv siç hyhet në nji dyqan cikrrimash. Me i ra Auron Tares asht si me bombardue Kryqin e Kuq, pse ai asht i armatosun me disa fotokopje që s’din si lexohen, si janë prodhue, cilit kontekst historik i përkasin, çka shprehin etj. Edhe ato pak gjana që ai i din, i len në nji anë, pse tendosja e gjymtyrëve që ia mundësojnë shkrimin i diktohet jo nga arsyeja historike por nga tara historike, ajo që dikur mbante peshën e vdekun të diktaturës mbi supe. Edhe vetë Tarja, i përgatitun me sulmue dhe me mbrojtë atdheun socialist, nji herë të vetme që rroku armën e doli sheshit ishte me ia drejtue disa shqiptarëve tjerë. Çka me i njohtë ma vonë Tares? Sukseset në betonizimin e Butrintit si përgatitje për ndonji sulm të desantit ajror?

Me shkrue nji studim për me hjedhë poshtë Taren asht nji marri kolosale, pse tek nji që hedh poshtë arsyen s’ke çka me tëhuej. Madje un s’kam asgja kundër tij, ai asht shembull sesi instinkti asht verbësisht i pagabueshëm. Bile un kam respekt për Taren që prej maje mushkës kundron universin. Kur ulet prej mushkës respekti jem përgjysmohet pse dalloj krijesën e mirërealizueme prej nji tjetre diçka ma pak të arritun. Gjithsesi Tarja nji të mirë ia bani padashtë si Koliqit si Camajt, asht ajo “dredhia e arsyes” për të cilën flet Hegel, e cila mbërrin me përdorë me pavetëdije edhe mushkun për me realizue gjana të epërme, në këtë rast njerëz që s’lexonin kahmot kapën në dorë Camajn dhe Koliqin. Koliqi dhe Camaj bashkëpuntor të shërbimeve të hueja! Po, kanë bashkëpunue gjithë jetën kundër atij regjim që s’e kanë njohtë të ligjshëm – ashtu si USA e shumë vende tjera, dhe së bashku me shumicën e njerzve me ndjenja demokratike në botë e kanë konsiderue antikombtar, çnjerzor dhe kriminal.

Disa nga hilet e Tares qëndronin në nji riprodhim të nji dokumenti ku Camaj rezultonte se kishte firmosë, e mandej Koliqi hamendësohej të kishte bashkëpunue edhe me KGB-në, pse që ishte fashist e dinim me kohë ashtu siç e dinim se Tarja dhe mushka janë binom i pandashëm. Dokumentet e CIA-s janë përplot me pasaktësina, madje edhe me marrina, me thashetheme, me budallalleqe. Po të mos dijsh me i lexue, me i kryqzue me të tjera, me i kontekstualizue, me to nuk mund të shkruesh historinë. Deri në vitin 1976 për shembull CIA kujtonte se Rita Marko ishte grue, e pra në gjendje civile ka rezultue burrë deri në fund! Agjensia ka vjelë informacion prej gjithkujt, por për fat vendimet janë marrë nalt dhe jo prej atij që ka firmosë informacionin. Po dokumentet e Sigurimit si janë prodhue? Vetë Partia, domethanë pesha e vdekun në supet e Tareve, e ka zhbi disaheresh Sigurimin, pse nji grup kriminelash sado besnik me qenë herë mbas here duhen krasitë. Prej te Koçi Xoxe deri te Feçor Shehu, Sigurimi ka marrë mjaft barashka të meritueme. Sot simbas Tares Sigurimi i Shtetit duhet të jetë të paktën bashkëautor i nji historie të re të letërsisë shqipe ku t’i besohet shkrimi i kapitujve ma pikant të saj.

Ne e mendojmë ndryshe. Vlera e atyne dokumenteve duhet relativizue tue u nisë prej besueshmënisë, inteligjencës dhe etikës së institucionit që i ka prodhue. Kjo që them do t’i vinte për mbarë edhe vetë Tares, pse edhe ai ka qenë subjekt gjykimesh i asaj haleje. Por, sot, Martin Camaj nuk asht mes nesh për me u mbrojtë për atë firmën e hjedhun para oficer Kapisyzit, kurse Tarja mundet me spjegue dhe me u mbrojtë. Po të mos ishte për atë krahun me të cilin u rreshtuen pa ngurrue si Koliqi si Camaj, Tarja vetë sot do të ishte tue i ba fresk ndonji kundërajrori të ndryshkun tue pritë me veshë ngrehë tartarët si ai personazhi i Dino Buzzatit. Tarja s’mund ta dijnë, pse as skuthët që ia kalojnë kontrabandë dokumentet s’e dijnë për vete, se koloneli i UDB-ës ?edo Mijovi? kërcënonte të gjithë ata që tregonin kokëfortësi se mbrenda 24 orësh do të dorëzoheshin në Han të Hotit dhe koloneli malazez ishte njeri që e mbante fjalën dhe madje e fliste shqipen rrjedhshëm. Disa bashkëpunonin pse donin me dalë sa ma parë në Perëndim, të tjerë se urrenin regjimin e Tiranës e të tjerë pse ishin të lidhun historikisht me Jugosllavinë. Janë kategori të ndryshme që s’i lidh asgja, përveç fatit që ishin në duert e ?edo Mijovi? apo të majorit Kaplar Ljubovi?!

Nji tjetër problem asht Autoriteti i Dosjeve, të cilin e kanë kthye në nji han pa dyer në shërbim të po asaj pale që i ka prodhue ato dokumente. Dielli me shoshë nuk mbulohet dhe sado të mundohen nuk mund të zhbajnë faktin se Tare ka botue dokumentet para se me firmosë proceverbalin dhe me marrë zyrtarisht në dorëzim dosjen në fjalë. E gjithë kjo të ban me mendue se farsa e hetimit të mbrendshëm asht vetëm hi syve dhe se paaftësia me drejtue nji institucion të tillë nuk mund të tolerohet ma asnji çast, pse aty ruhen edhe dokumente me randësi për sigurinë tonë kombtare.

Nji përgjegje e meriton edhe miku Primo Shllaku që më drejtoi nji letër publike si antar i Akademisë. Jam anëtar i jashtëm, madje si i tillë s’kam shkelë ende në Akademi. Kur kam hy në Akademi nuk kam hy si me qenë tue hy në parti, madje jo të gjithë më kanë votue për me më pasë si koleg. Kjo asht liria, do të durojmë edhe ata që e mendojnë ndryshe, tue përfshi edhe Taren! Unë kur mendoj Akademinë kam parasysh atë institucionin që themelonte Leibniz kudo në Europën e ‘700 (këtu Tarja mund të përfitojë nga erudicioni i Primo Shllakut për me e ngritë nivelin kulturor). I dashtun Primo, Akademia – veçan ai seksion që më përket mue – nuk asht kongregata e shejtënve, nuk asht roja e vlerave të nji shteti etik, ne s’duhet të vendosim sanksione për ata që s’e pëlqejnë apo që e prozhmojnë Koliqin dhe Camajn, Akademia nuk boton vademekum shijesh artistike dhe s’jep direktiva politike!

Jo, kurrsesi, pse ndryshe kthehena ku ishim dhe ti e din se nuk ishim mirë! Un kam hy në Akademi si nji individ i lirë në nji shoqni të lirë, nëse bindjet e mija nuk do të përkojnë me qëndrimet zyrtare të Akademisë këtë nuk kam me ngurrue me e shprehë publikisht, kjo ndodh kudo. Ti je njeri i lexuem dhe e din mirë se Akademisë nuk mund t’ia diktojë agjendën nji ish kapter, sado që ma vonë e ka la vedin në lamije të arkeologjisë nënujore! Po të ishte si thue ti atëherë Akademia do të duhej të vendoste në agjendë edhe përgjegjet për marrinat e ndonji të ndërkryemi që atje tek ju ban shkencë okulte me kovid-19 – siç ban Tarja me fotokopjet e tija. Koliqi dhe Camaj s’duhet me i pëlqye gjithkujt me detyrim, aq ma pak jeta e tyne private e cila nuk merr fund me nji gjest apo me nji akt të vetëm.

Koliqi fashist? Po edhe presidenti i parë i Shqipnisë komuniste ka qenë ithtar i fashizmit, ka nënshkrue artikuj pro fashizmit, edhe Nexhmija Hoxha ka qenë antare e rinisë fashiste madje ka vijue e tillë deri në vdekje, pse ngjyra e krimit nuk ndërron substancën e tij. E vetmja gja që mbetë asht se mushka e Tares nuk mund të gjykojë përjetsisht Koliqin pse koha gjatë së cilës ai ka qenë fashist asht jodomethanëse përpara aktivitetit të tij global. Koliqi dhe Camaj i përkasin nji tradite kulturore që ka përfaqsue potasin e lëvizjes kombtariste në Shqipni, kurse ata që e kanë gojën me myk edhe kur e shqiptojnë emnin e tyne kinse me respekt u ndihet duhma prej larg. Kam shkrue jo me ton akademik pse landa që u mora s’ka asgja akademike dhe nuk m’u duk me vend me i shpenzue akademizmat për mushq, akademizmat i lamë për nji herë tjetër!

DEBATI PËR STUDIMIN E TARES

Disa ditë më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Shumë studiues dhe Akademia e Shkencave kanë dalë kundër Tares, ndërkohë që Autoriteti i Dosjeve ka nisur një hetim administativ për këtë çështje. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian ndreca auron tare studimi i auron tares ardian ndreca auron tare studimi i auron tares

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni