Aktualitet

‘Të merret Ministria, jo Policia për çdo gjë!’/ Ardi Veliu flet për fëmijët e humbur: Disa mund të jenë gjetur, por familja s’na njofton

VIDEO
  • RAPORTI për 2019/ Kryepolici Ardi Veliu pasqyron situatën e vendit tek ‘Siguria’
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu tha se nga viti 2018 ende nuk janë gjetur 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2019, të humbur rezultojnë 23 të mitur.
    Featured image of article: ‘Të merret Ministria, jo Policia për çdo gjë!’/ Ardi Veliu flet për fëmijët e humbur: Disa mund të jenë gjetur, por familja s’na njofton Ardi Veliu

    TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu në raportimin e tij për Komisionin e Këshillit të Sigurisë ka folur edhe për fëmijët e humbur.

    Në fjalën e tij, Veliu tha se nga viti 2018 ende nuk janë gjetur 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2019, të humbur rezultojnë 23 të mitur.

    “110 fëmijë të humbur në 2018. Në vitin 2019 kemi 160 fëmijë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies duhet të merret me ta. Jo Policia për çdo gjë. Ne duhet të merremi me fëmijët e dhunuar. Një qytetar mund të flasë më hapër me një psikologe, sesa një punonjës policie. 106 fëmijë janë gjetur në vitin 2018, 4 mund të jenë kthyer dhe nuk e dimë. Ndërkohë për 2019, 23 jane ende aktivë. Kemi raste kur familjarët i marrin fëmijët, por s’na vënë ne në dijeni edhe mund të jenë gjetur,”-tha Veliu.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më pas, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka folur edhe për aksionet e ndërmarra nga Policia në vend përgjatë vitit 2019. Një nga problematikat që ende nuk ka zgjidhje sipas tij, janë aksidentet me vdekje që kanë pësuar vetëm rritje.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment