Politike

Ardhja e Pacollit në Shqipëri në kulm të pandemisë, Vetëvendosje në Shqipëri: Të zbardhen të gjitha procedurat e ndjekura

LVV shkruan se kanë kaluar dy javë që nga ardhja e Pacollit në Shqipëri dhe nuk janë spejguar për publikun procedurat e ndjekura për këtë rast.
Featured image of article: Ardhja e Pacollit në Shqipëri në kulm të pandemisë, Vetëvendosje në Shqipëri: Të zbardhen të gjitha procedurat e ndjekura Letra e LVV dhe Behgjet Pacolli

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri kërkon që institucionet shqiptare të hedhin dritë për rastin “Behgjet Pacolli”. Në një reagim në mediat sociale, LVV shkruan se kanë kaluar dy javë që nga ardhja e Pacollit në Shqipëri dhe nuk janë spejguar për publikun procedurat e ndjekura për këtë rast.

Më tej njoftim bëhet me dije se përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i janë drejtuar në disa raste publikisht institucioneve të Republikës së Shqipërisë për ta zbardhur rastin, por kanë hasur në vesh të shurdhër.

Institucionet e Shqipërisë duhet të hedhin dritë mbi rastin “Behgjet Pacolli”. Kanë kaluar dy javë prej ardhjes së Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë me avionin e tij privat në datën 28 prill 2020, në rrethana të dyshimta, në mes të gjendjes së fatkeqsisë natyrore dhe në shpërputhje të rregullave të riatdhesimit të bëra publike nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në mes të pandemisë. Kujtojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë është deklaruar publikisht në datën 29 prill 2020, duke shpjeguar se nuk dinë asgjë për rastin dhe se të vetmin informacion e kishin nga mediat. As publiku i gjerë nuk e di se çfarë ndodhi në datat 28-30 prill 2020, gjatë ardhjes së Behgjet Pacollit në Republikën e Shqipërisë. Kjo vjen për shkak të territ informativ që kanë krijuar institucionet e Republikës së Shqipërisë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i janë drejtuar në disa raste publikisht institucioneve të Republikës së Shqipërisë për ta zbardhur rastin, por kanë hasur në vesh të shurdhër. Në mungesë të transparencës, këtë javë u jemi drejtuar zyrtarisht me shkrim katër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, bazuar mbi ligjin për të drejtën e informimit, për të kërkuar zbardhjen e këtij rasti: Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Autoritetit të Aviacionit Civil (shkresa e plotë gjendet në vijim të kësaj komunikate). Kjo çështje ka prekur shëndetin publik dhe ka krijuar një situatë skandali për institucionet e Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë transparencë të plotë për rastin”, deklarata e plotë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment