Sport

Arbitrazhi nuk e fal, Barça pa “timonier” edhe ndaj Atletico Madridit

Sikurse edhe ndaj Valencias, katalanasit nuk do ta kenë në stol holandezin edhe në sfidën ndaj Atletico Madridit
Featured image of article: Arbitrazhi nuk e fal, Barça pa “timonier” edhe ndaj Atletico Madridit
Përditësuar:

SPANJE – Sot, disa orë përpara, Barcelona ka mësuar se në sfidën ndaj Atletico Madridit do të jetë pa “timonierin” e skuadrës. Trajneri Ronald Koeman nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Atletico Madridit sot, e cila starton në orën 16:15 në “Camp Nou”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën e klubit të Barcelonës për faljen e trajnerit Koeman, të ndëshkuar me dy ndeshje pezullim, pas kartonit të kuq ndaj Granadës. Kësisoj, sikurse ndaj Valencias, “blaugranët” nuk do ta kenë në stol holandezin edhe në sfidën ndaj Atletico Madridit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga kampionati, skuadra katalane do të luajë sot ndaj kryesuesve të La Ligas, ndeshje e cila vlerësohet si më vendimtarja e këtij sezonin. Atletico Madrid ka 76 pikë, ndërsa Barcelona me 74 pikë renditet në vendin e tretë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment