Aktualitet

Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg, “shpërthen” avokati Maks Haxhia: Nuk i quaj dot as estrada e Ballshit, gjyqtarja e bën për karrierë. Pse nuk i lanë gazetarët brenda?

Haxhia, u shpreh kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 21 vite burg ndaj klientit të tij duke u shprehur se vendimi ishte marrë pasi gjyqtarët ishin në prioritet karrierën e tyre. 
Featured image of article: Arbër Çekaj dënohet me 14 vite burg, “shpërthen” avokati Maks Haxhia: Nuk i quaj dot as estrada e Ballshit, gjyqtarja e bën për karrierë. Pse nuk i lanë gazetarët brenda? Maks Haxhia

TIRANË -Avokati i Arbër Çekaj, Maksi Haxhia në një komunikim për mediat tha se vendimi ishte me standarde të dyfishta. Haxhia, u shpreh kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin me 21 vite burg ndaj klientit të tij duke u shprehur se vendimi ishte marrë pasi gjyqtarët ishin në prioritet karrierën e tyre. 

Më tej në fjalën e tij, Maks Haxhia shtoi se Gjykata nuk kishte asnjë provë, megjithatë kishin vendosur që të dënonin klientin e tij. 

Për çudi kjo gjykatë na tregoi vendimin për moslejimin e mediave, ndërsa kur dha vendimin i futi mediat. Është proces komik. Ju siguroj se çdo jurist,do të skandalizohet me këtë vendim sepse nuk kishte asnjë provë që të favorizonte akzuën. Kjo gjykatë, nuk them dot as e Ballshit, se kam respekt për vendlindjen time. Nuk kishte provë. Është shumë e thjeshtë. Gjyqtarja ka kandiduar për në Apel, karriera e tyre është në prioritet. I thashë që unë s’jam Zoti që të them e ka bërë apo jo Arbër Çekaj, por di të them që nuk ka prova. Prandaj jam i irrituar se nuk u la media në seancë,”-tha Haxhia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot u zhvillua seanca në GJKKO, ku Çekaj mohoi edhe njëherë përfshirjen e tij në ngjarjen e 2018, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. Ai u dënua me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment