Blog

Arben Vata: Suedia, e pa përgatitur për kurimin intensiv anti virus

Pyetja është; përse Suedia nuk mori masa të mehershme për të mos pasur mangesi në këto pajisje? A nuk ishte e mjaftueshme koha prej 3 muajsh qysh se virusi u perhap masivisht në Kine për tu shkundur?
Featured image of article: Arben Vata: Suedia, e pa përgatitur për kurimin intensiv anti virus Arben Vata

Jo panik, por pergjegjesi ndaj pasojave të virusit që prek 5,5 miliarde njerez. Epidemiologe, shkencetare, studime të ndryshme, por edhe politikane serioze si zonja Merkel, kanë deklaruar se Covid-19, do të preke deri në 70-80 % të popullsise së globit ose thene ndryshe 5,5-6 miliarde njerez në gjithë globin. Në kushtet kur pandemia është perhapur në çdo cep dhe virusi është ulur kembekryq, pyetja që shtron kushdo është: A jemi të përgatitur për këtë situate dhe sidomos për një fluks të ngjashem me Kinen apo Italine, një vend ku ditët e fundit po vdesin nga 200-400 persona brenda 24 oresh? Sipas Sveriges Radio (P1), Suedia është poshtë mesatares së vendeve të BE sa i perket pajisjeve dhe kushteve spitalore të dhomave të terapise intensive. Ajo është e parafundit në kete renditje, duke lene krejt në fund Portugaline.  Specialistet e sektorit të shendetesise kanë theksuar këto ditë se, po kerkojne ndihme nga vendet e BE, e cila do të operoje në bllok sa i takon çështjes se furnizimit me pajisje spitalore apo mjete mbrojtese për personelin shendetesor.

Pyetja është; përse Suedia nuk mori masa të mehershme për të mos pasur mangesi në këto pajisje? A nuk ishte e mjaftueshme koha prej 3 muajsh qysh se virusi u perhap masivisht në Kine për tu shkundur? Dhomat e kujdesit intensiv janë një problem i hershem për Suedine dhe do të mjaftonte rreziku i Corones për të marrë masa rikuperuese 3 muaj më parë. Deri tani do të ishin shperndare paratë, do te ishte pergatitur personeli e do ishte shtuar kapaciteti i kujdesit intensiv në spitale. Por mefshtesia e administrates e neglizhenca tipike, kanë bere që nder vite ky problem të vije duke u thelluar. Pergjegjesit për këtë situate, thone se ka munguar personeli e ndaj nuk është investuar në terapine intensive. Në fakt, nuk është se nuk ka njerez që duan të bëhen infermiere (ka plot mes të tjerash edhe emigrantë që kanë mberritur në Suedi në 6 -7 vitet e fundit). Mes tyre ka plot të arsimuar dhe me deshire për tu trajnuar në fushen e shendetesise. Por e vërteta është se Suedia është shumë e ngurte sa i takon punesimit e kjo jo vetëm në shendetesi. Marrim shembull Gjermanine në kete rast e bejme krahasim; Gjermania merr infermiere nga disa vende të botës, i paguan gjatë trajnimit e i puneson. Kete bën edhe për profesione të tjera. Suedia nuk vepron keshtu, perkundrazi ajo është ndoshta vendi më problematik në Europë sa i takon punesimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vend që të trajnoje urgjent staf mjekesor, pergjegjesit e kësaj pune duhet ta kishin bere gjatë viteve ose të pakten në dhjetor-janar, atëherë kur virusi nuk ishte një thashethem, por një realitet i frikshem për të gjithë globin.  Këto janë disa prej kritikave që bëjnë jo vetëm specialistet, por edhe njerëzit e thjeshte ndaj qeverise në lidhje me situaten e virusit. Nuk ka thënë njeri se perse Suedia nuk e ndaloi me mur hyrjen e virusit, por ajo që thone të shqetesuar shume prej nesh është se pse reagimi është shumë i vonuar dhe pse nuk jane marrë masat e nevojshme kohe më përpara, në menyre që të mos perballemi me kaos kur virusi të kete shperthyer masivisht. Qeveria ndoshta duhet të degjoje specialistet sa i takon ritmit të shperndarjes së virusit ,por kur vjen puna te kushtet spitalore, ky është një vendim dhe pergjegjesi politike.  Vërtetë virusi dëmton më shume pleqte, dhe të semuret kronike, por edhe ata janë njerez, të afërmit tane kudo ku janë, e jo thjeshte persona që rendojne buxhetet e qeverive.  Nëse do të flasim pastaj për Shqipërine e Kosoven, situata spitalore është për të vënë duart në kokë, kur të vije koha e shperthimit të epidemise. BE njoftoi sot se nuk do të furnizoje me pajisje spitalore asnje vend jashtë BE. E mira është se Kosova e Shqipëria kanë marrë masa extreme dhe shpresojme të lehtesojne gjendjen. Virusi luftohet me masa extreme dhe jo vetëm me ndergjegjesim të popullsise.

Shto Koment