Aktualitet

Pushimi i çështjes, Ristani flet pas vendimit të Gjykatës: Akuzat ishin politike, u vendos drejtësi (VD)

Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës, ish-Skeretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u shpreh se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht.

TIRANË- Gjykata e Tiranës në seancën paraprake ka pushuar çështjen për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD. Në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës, ish-Skeretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u shpreh se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht.

Gjykata ka pushuar çëshjten, pasi fakti nuk ekziston. Por është shumë interesante për të kuptuar se si veprojnë institucionet kur janë të frustruara nga politika. Prokuroria është bërë një institucion i çorganizuar. U kuptua që ishte një çështje politike, por gjithmonë edhe pse ka presione sërish ka sërish njerëz që zbatojnë ligjin”, u shpreh Ristani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë i pyetur se pse kishte zgjedhur që të ishte i pranishëm në gjykatë, ku dy funksionarët e tjerë nuk ishin të pranishëm, Ristani u përgjigj kështu: Erdha për të pasrë sallën e gjyqit nga ana të pandehurit, pasi e kam parë si gjyqtar dhe si avokat.

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë të PD që akuzoheshin për “falsifikim të dokumenteve”. Gjyqtari Lazer Sallaku, ka vendosur të pushojë çështjen, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë. Partia Demokratike e ka njohur këtë vendim duke thënë se u vendos drejtësi. Ristani pas lehtësimit nga akuza tha se e gjithë çështja ishte e montuar politikisht. Avokati i Bashës, Eduart Halimi, u shpreh se u rrëznuan gjyetitë e shtrigave. Basha nuk ishte i pranishëm në seancë duke u përfaqësuar nga avokatët e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment