LIVE UPDATES
Politike

Arben Malaj aplikon për teserën e PS-së por s’i kthejnë përgjigje: Do tregoj krenarinë labe, të drejtën s’e cënon d

27 Korrik 2019, 09:42 Nga DOSJA
Arben Malaj aplikon për teserën e PS-së por s’i

Tiranë- Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka deklaruar së fundmi se do të rikthehet në PS kur ajo të jetë në opozitë, ku sipas tij gjithë të tjetër do të fillojnë ta braktisin. Ai ka treguar se ka aplikuar online për t’u anëtarësuar në PS, por kjo kërkesë deri tani nuk është miratuar.

“Kam aplikuar online, por pranimin në PS nuk qenka siç thotë Rama. Në mirënjohje të socialistëve aplikova on line edhe ne 2013, paszgjedhje, por e bllokuan. Te drejtën time universale dhe kushtetuese, që të anëtarësohem vullnetarisht ne PS nuk e cënon dot asnjë.”, shprehet asnjë.

Reagimi i plotë:

Kur te tjeret do ta fiĺlojme ta braktisin, sapo PS te dal ne opozite, vendosa te kthehem ne PS, me integritetin e pa cenuar, me profesionalzim e thelluar dhe me dashurine e shtuar.Nga mencuria dhe krenaria labe jam inspiruar perhere ne vendim-marrjet e mia. Ne 1991 ata qe e molen Partine e Punes e braktisen te parat dhe u kthye po te paret per ti thithur deri ne piken e fundit, ne piken ku nga gjinjte e nenave del me shume gjak se qumesht. Nenave u shkon dhimbje ne zemer dhe prape durojne. Ne 1991 une ju bashkova socislisteve vlonjate per modernizimin e PS. Isha me shume fat bashkepunova si nen kryetar I PS vlore me qindra socialiste, te ditur, fisnik, trima dhe krenar. Dy me te spikaturit Gezimin dhe Nikon. Ulem agresivitetin partial ne Vlore, e hapen partine per te gjithe duke spikatur dhe promovuar me te miret. E drejtuan PS ne vitet e “cmendura” te viteve me te veshtira te tranzicionit.
Gezimi, Niko dhe Theodhoriu nuk fituan mundesi per deputet.
PS ka shume detyrim ndaj tyre dhe personalitete te tille ne deget e saj.
Gezimi, Niko, Theodhoriu dhe disa kolege te spikatur Jane ne moshe aktive dhe productive shume te dobishme per vendin se “mjaftistet parafabrikate”, sepse ta jane te ditur dhe gexojne kredibiliet publik maksimal.
Ne 2013 kur vinte era e pushteti te dehte, dhe te babeziturit luftonin per pjesen e tyre te madhe ne tepesine e socialisteve,
u vetlargova nga PS. Per 8 vite luftova kunder arrogances dhe babezise qe e kercenonte rende gjithe pasurine dhe trashgimnine shpirterore te qindra mije socilisteve dhe mbeshtetesve te saj.

Mjaftistet dhe te babeziturit duket se e molen 99 % PS-ne.

Ne 2019 vendosa te kthehem ne PS si ne kontribut mirenjohes ndaj vendit tim dhe ndaj njerezve te saj te mrekullueshem.

Kam aplikuar online, por pranimin ne PS nuk qenka sic thoten Rama.

Ne mirenjohje te sociliasteve aplikova on line edhe ne 2013, paszgjedhje, por e bllokuan.

Te drejten time universale dhe kushtetuese, qe te anetaresohem vullnetarisht ne PS nuk e cenon dot asnjë.

Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të rënda të etikës”, me anë të daljeve dhe prononcimeve të bëra publike. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij. Malaj në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, u shpreh se argumentet që kanë paraqitur socialistët, janë argumenta me nuanca të qarta politike. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj ps shkarkon arben malaj arben malaj ps shkarkon arben malaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë