Aktualitet

Arben Çuko rimerr “Iphone X”, Gjykata i jep telefonin, dy vite pasi ia sekuestroi për ta ‘zbërthyer’

Mësohet se një muaj më parë, Çuko i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës, ku ka kërkuar kthimin e sendeve të tij personale që iu sekuestruan në muajin tetot të vitit 2018 di provë materiale.
Featured image of article: Arben Çuko rimerr “Iphone X”, Gjykata i jep telefonin, dy vite pasi ia sekuestroi për ta ‘zbërthyer’ Arben Çuko

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko ka arritur të marrë aparatin e tij celular “Iphone X”, pesë muaj pasi mbylli çështjen penale për “Moskallëzim Krimi”, në lidhje me operacionin ‘Vol-vo 4”.

Mësohet se një muaj më parë, Çuko i ka drejtuar një kërkesë Gjykatës, ku ka kërkuar kthimin e sendeve të tij personale që iu sekuestruan në muajin tetot të vitit 2018 di provë materiale.

Mes tyre është edhe telefoni i llojit “Iphone X”.

Në kërkesë, Çoku, shprehet se duhet t’i kthehen sendet materiale, pasi çështja kundër tij është pushuar që në muajin janar të këtij viti. Gjyqtari Sokol Tona, duke vendosur të kthejë tek i zoti, aparatin telefon “Iphone X”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arben Çuko ra në pranga në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor të vitit 2018 pasi akuzohej për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Grupi u zbulua gjatë përgjimeve të prokurorisë në lidhje me transferimin e një të dënuari me burg. Ai u akzua se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve kishte miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi, kundrejt shumës prej 3.000 eurove. Ish-deputeti socialist dhe ish-anëtari i Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë Kombëtare prej arrestimit ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Fillimisht gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të  dhe më pas “detyrim paraqitje”.  Më pas gjykata, e hetoi në masën arrest shtëpiak dhe detyim paraqitje, deri në rrëzimin e akuzave në janar të këtij viti.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment