Showbiz

“Arbana u vinte stërkëmbçin vajzave të talentuara”, Xhemi Shehu ‘mbron’ mikeshën e ngushtë, i kthen përgjigje Evis Mulës

FOTO
 Një përgjigje kjo nga dy mikeshat ndaj Evisit, që lënë të kuptohet se nuk janë mërzitur aspak për ç'ka deklaroi ajo një ditë më parë në  emisionin “Ëake up”.
Featured image of article: “Arbana u vinte stërkëmbçin vajzave të talentuara”, Xhemi Shehu ‘mbron’ mikeshën e ngushtë, i kthen përgjigje Evis Mulës Arbana Osmani, Evis Mula dhe Xhemi Shehu

TIRANË– Moderatorja e njohur Arbana Osmani përmes një postimi në Instastory i ka kthyer përgjigje këngëtares Evis Mula,  e cila ditën e djeshme bëri një deklaratë të fortë për të.

Teksa ka publikuar një foto me mikeshën e saj të ngushtë Xhemin, Arbana shkruan:  Në kërkim të një shoqeje të re.

Postimi i Arbanës

E menjëherë këtë foto e ka ripostuar edhe Xhemi, e cila shkruan sipër fotos me Arbanën: Evisi po të kërkonte.

Postimi i Xhemit

Një përgjigje kjo nga dy mikeshat ndaj Evisit, që lënë të kuptohet se nuk janë mërzitur aspak për ç’ka deklaroi ajo një ditë më parë në  emisionin “Wake up”.

E gjithë kjo vjen pasi  Evisi dje foli edhe mbi raportin që ka pasur me Arbanën  para shumë vitesh, pasi sipas sopranos, kur Arbana mori vesh se Evis do të drejtonte “Top Fest”, ajo u tmerrua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Arbana Osmani u tmerrua atëherë se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sigurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij super investimi. Kisha ardhur për një program, “Top Select”. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”- u shpreh Evis Mula.

Ajo tha sesi Arbana i referohej asaj kur punonin në Top  Channel, ku mesa duket nuk kanë patur një raport të mirë.

“Unë sa herë thoja linja për  ty Arbana, ndërsa ajo gjithmonë thoshte linja poshtë, e ke parasysh…”- ka thënë këngëtarja.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment