Politike

Arba Kokalari në PE, shpërthen biznesmeni shqiptar: Servilët e Tiranës që duan ta bëjnë pis!

Biznesmeni Bujar Zhuri ka reaguar ashpër ndaj urimeve për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë në Parlamentin Europian.
Featured image of article: Arba Kokalari në PE, shpërthen biznesmeni shqiptar: Servilët e Tiranës që duan ta bëjnë pis! Arba Kokalari

TIRANË– Biznesmeni Bujar Zhuri me qendër në Norvegji ka shpërthyer kundër reagimeve për eurodeputeten e parë shqiptare, Arba Kokalarin. (Lexo këtu)

Zhuri shkruan se politikanët që i thurrin lavde Arbës, nuk e kanë pyetur kurrë për votën e saj si emigrante dhe se kurrë nuk i kanë ofruar një vend pune në politikën apo në administratën shqiptare.

“Po ndjek me neveri se si disa servile politikanesh në Tirane po i qasen fitores se nje vajze te re e cila rrugen e saj te karrieres e ka nisur ne nje shtet skandinav si Suedia. Mos iu servilosni me kot Arba Kokalarit se nuk do te gjeni kurre njeriun qe do te shese vlerat demokratike dhe shtetin ligjor vetem e vetem qe disa hajdute e kriminele si ju ne Shqiperi te kene mundesi per korridore te hapura ne Bruksel,”-shkruan Zhuri.

Reagimi i plotë i Zhurit:

Po ndjek me neveri se si disa servile politikanesh në Tirane po i qasen fitores se nje vajze te re e cila rrugen e saj te karrieres e ka nisur ne nje shtet skandinav si Suedia.

Keta politikane po i thurin kaq lavde vajzes se zgjedhur ne Parlamentin Europian, vetem e vetem qe ta kopromentojne figuren dhe mundesisht ta perdorin pozicionin e saj politik ne PE per qellimet e tyre te ndyra ne Tirane.

More politikane bazhibozuke te Tiranes;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A e dini ju qe Arba eshte nje emigrante ne Suedi? A e keni pyetur ju veten pse ne keto 28 vjet Arbes dhe tere atij kontigjenti emigrantesh ne Perendim nuk iu afruat qofte edhe njehere te drejten e votes ne Shqiperi? Kush ju ka penguar qe njerez e intelektuale me origjine shqiptare qe jetojne ne Perendim ashtu si Arba Kokalari tiu afronit nje vend ne politiken dhe administraten shqiptare?

Seriozisht e keni ju servilet e hajdutet e Shqiperise qe po iu qan zemra per Arba Kokalarin sot?

Po a e dini ju more merhume politikane qe Arba Kokalari jeton ne nje vend demokratik ku nje minister i financave u shperngul ne Stokholm duke marre dhome me qera ne qytetin e studenteve per aq kohe sa sherbeu si minister?

Legene politikane te Tiranes;

Mos iu servilosni me kot Arba Kokalarit se nuk do te gjeni kurre njeriun qe do te shese vlerat demokratike dhe shtetin ligjor vetem e vetem qe disa hajdute e kriminele si ju ne Shqiperi te kene mundesi per korridore te hapura ne Bruksel.

Perfundimisht;

Jepuni Diaspores dhe emigranteve shqiptare ate qe iu takon. Respektin dhe voten si nje e drejte politike e pamohueshme.

2 Komente në “Arba Kokalari në PE, shpërthen biznesmeni shqiptar: Servilët e Tiranës që duan ta bëjnë pis!

  1. Bravo, jame plotesisht dakort me Ju, uroj qe shume si Ju te vleresojne te verteten e realitetit politik SHqipetar, qe kurre ska qene i duhuri, sa per Arben suksese te metejshe, njerez te tille i mungojne Shqiperise

  2. Ka plotësisht të drejtë.Alba të mos e caje kokën fare per politikanët shqipëtare. Si i thojnë italianët mandassero a fare il culo.

Shto Koment