Bota

Arabia Saudite merr vendimin e papritur, për herë të parë në histori mbyllen kufijtë për Haxhin

Këtë e ka bërë me dije Ministria e Haxhit dhe Umrah në Arabinë Saudite duke thënë se kjo pasi rastet e Covid-19 po rriten në gjithë botën.
Featured image of article: Arabia Saudite merr vendimin e papritur, për herë të parë në histori mbyllen kufijtë për Haxhin Meke

ARABI– Autoritet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të mbyllin kufijtë për herë të parë në histokjo pasi rastet e Covid-19 po rriten në gjithë botën.kjo pasi rastet e Covid-19 po rriten në gjithë botën.ri  për Haxhin këtë vit në Qabe, duke lejuar të shkojnë vetëm besimtarët vendas dhe askush tjetër nga jashtë.

Këtë e ka bërë me dije Ministria e Haxhit dhe Umrah në Arabinë Saudite duke thënë se kjo pasi rastet e Covid-19 po rriten në gjithë botën.

“Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten globalisht, është vendosur që Haxhi këtë vit do të bëhet me pjesëmarrje të limituar pelegrinësh nga të gjitha kombësitë që banojnë në Arabinë Saudite”thuhet në njoftim.

Qe nga viti 1923 kur u themelua mbretëria e Arabisë Saudite kjo është hera parë që merret një vendim i tillë. Çdo vit në Arabinë Saudite, kryesisht shkojnë nga 2 deri në 3 milion haxhinj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haxhi është një pelegrinazh vjetor që bëhet në Mekë të Arabisë Saudite. Islami kërkon që çdo besimtar që ka mundësi fizike dhe financiare, duhet që të paktën një herë në jetë të bëjë udhëtimin për në qytetin e shenjtë të Mekës.

Burimi:bangkokpost.

(A.K.Dosja.al)

Një Koment në “Arabia Saudite merr vendimin e papritur, për herë të parë në histori mbyllen kufijtë për Haxhin

  1. Ta myllin pergjitmone

Shto Koment