Rajoni

Arabët kthejnë sytë nga Ulqini, investimi i “çmendur” për resortin luksoz

Për realizimin e këtij projekti kanë shfaqur interes investitorë nga Katari dhe Egjipti, vlera e së cilit kap shifrën e investimit prej 1 miliardë eurosh.
Featured image of article: Arabët kthejnë sytë nga Ulqini, investimi i “çmendur” për resortin luksoz Bregdeti i Ulqinit

ULQIN- Investitorët arabë tashmë kanë nisur të interesohen për ndërtimin e projektit Mavrijan Luxury Resorts në Ulqin.

Sipas këtij projekti në hapësirën prej rreth 63 hektarëve do të ndërtohet marina, tre hotele luksoze, 105 vila të cilat do të mbanin diku 5 mijë shtretër.

Për realizimin e këtij projekti kanë shfaqur interes investitorë nga Katari dhe Egjipti, vlera e së cilit kap shifrën e investimit prej 1 miliardë eurosh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Ulqinit ka thënë se do të kërkojnë aprovimin e Ministrisë së Financave për shitjen e truallit që vlerësohet rreth 20 milionë euro.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment