Bota

‘APPLE’ bëhet zyrtarisht kompania me e madhe në botë (SHIFRAT)

Kjo bëri që kompania ta mbyllte sesionin e fundit të javës me një kapitalizim tregu në 1.817 trilionë dollar, që është rekord absolut në mbarë globin. Kjo shënon gjithashtu të parën herë që Apple kalon në vlerë tregu gjigandin saudit të naftës, që debutoi në tregje në dhjetor të vitit të kaluar, dhe që aktualisht ka një vlerë tregu prej 1.76 trilionë dollarësh.
Featured image of article: ‘APPLE’ bëhet zyrtarisht kompania me e madhe në botë (SHIFRAT) Foto Ilustruese

Apple është bërë kompania më e madhe në botë duke kaluar kështu ‘Saudi Aramcon’ përsa i përket vlerës së tregut. Sipas mediave të huaja ditën e djeshme aksionet e kompanisë u rritën me 10%

Kjo bëri që kompania ta mbyllte sesionin e fundit të javës me një kapitalizim tregu në 1.817 trilionë dollar, që është rekord absolut në mbarë globin. Kjo shënon gjithashtu të parën herë që Apple kalon në vlerë tregu gjigandin saudit të naftës, që debutoi në tregje në dhjetor të vitit të kaluar, dhe që aktualisht ka një vlerë tregu prej 1.76 trilionë dollarësh.

Përpara këtij rekordi, ‘Apple’ kohë më parë i kishte zënë vendin ‘Microsoft’ si kompania publike më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ‘Saudi Aramco’ nga ana tjetër, që pas zhgënjimit me daljen në bursë u përndoq edhe nga kolapsi i çmimeve gjatë naftës këtë vit si pasojë e pandemisë por edhe e faktorëve të tjerë. Aktualisht, aksionet e kompanisë janë 6.4% nën nivelin e dhjetorit. Por gjithsesi, kjo rënie është disa herë më e vogël se ajo e kompanive të ngjashme, si Exxon Mobil, në rënie me 40% apo Royal Dutch Shell, me 50% rënie. Apple nga krahu tjetër ka fituar 45% në vlerë tregu këtë vit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:business-standard.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment