Editorial

Shënim: Shqiptarët e ngecur të Kapshticës, kryeministri i diskriminon e presidenti i shmang…

Edi Rama që nuk po sillet si Kryeministër i tyre, tha se kufiri është mbyllur, se opozita dhe presidenti që kërkojnë pranimin urgjent të shqiptarëve ne kufij, kanë për qëllim ta zhysin vendin në kaos dhe se këto vendime i merr këshilli teknik.
Featured image of article: Shënim: Shqiptarët e ngecur të Kapshticës, kryeministri i diskriminon e presidenti i shmang…

Presidenti dhe opozita janë duke i kërkuar me këmbëngulje Qeverisë të pranojë dhjetëra shqiptarë që po keqtrajtohen në kufirin shqiptar. Në Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë etj, nuk janë as grekët dhe as maqedonasit e veriut që i kanë bllokuar. Janë shqiptarët.

Një urdhër që nuk dihet nga e merr fuqinë ka vendosur që t’ i sëmurë në derën e atdheut ata që kanë marrë rrugën në kulmin e pandemisë për të ardhur në shtëpi. Mund ta kenë bërë nga padija por askush nuk niset për qejf në kohë krize. Për më tepër Kushtetuta, kur e shkruan të drejtën e tyre për të hyrë në vend, nuk e përcakton arsyen.

Edi Rama që nuk po sillet si Kryeministër i tyre, tha se kufiri është mbyllur, se opozita dhe presidenti që kërkojnë pranimin urgjent të shqiptarëve ne kufij, kanë për qëllim ta zhysin vendin në kaos dhe se këto vendime i merr këshilli teknik.

Kushdo që ta ketë marrë këtë vendim, përveç se nuk i është referuar Kushtetutës, nuk i është referuar as logjikës.

Që në fund të shkurtit, kur virusi po përhapej më shpejtësi në Itali, Kryeministri refuzoi të mbyllte kufijtë. Në 9 mars, kur Italia shënonte mbi 7 mijë të infektuar, në kufirin detar, ajror dhe tokësor hynin dhe dilnin më shumë se 2 mijë shqiptare dhe italianë. Në portin e Durrësit, çdo traget me 600 pasagjerë, kontrollohej vetëm për pasagjerët me simptoma, asnjë tjetër nuk mbahej në karantinë. Sot, Greqia ka pak më shumë se 1500 të infektuar, 5 herë më pak se Italia në 9 mars dhe Edi Rama e quan “bombë epidemike” çdo qytetar shqiptar që vjen nga Greqia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përveç etiketimit si “bomba epidemike” që është i papranueshëm edhe për ata që kanë dalë pozitiv nga testet, ka një diferencim të qartë mes atyre që vinin nga Italia dhe atyre që kanë ardhur në kufi nga Greqia.

Ose duhet të kërkojë falje që lejoi rreth 10 mijë njerëz të hynin dhe dilnin në kohën që virusi po bënte kërdinë në Italia, ose duhet t’u kërkojë falje këtyre qindra shqiptarëve që prej 1 jave kërkojnë të kthehen nga Greqia që është nje vend shumë pak i prekur nga pandemia.

Pastaj duhet t’i përgjigjet pyetjes, pse Greqia nuk e mbyll kufirin plotësisht? Pse mbyllja është e njëanshme?

Sigurisht që Presidenti mund të ndihmonte në këto përgjigje, madje mund të ndihmonte edhe qytetarët që flenë në makina se nuk i pranon vendi i tyre, mund të shkonte në Kapshticë në vend që të shkonte në Lezhë, por ka zgjedhur rrugën komode të deklaratave konstruktive pa aksion. Kështu maxhoranca nuk ankohet, për shqiptarët e mbetur rrugëve, nuk ka problem.

Shto Koment