Kuriozitete

Aplikacioni WhatsApp sjell risi të reja, tashmë ju mund të bëni… transferta parash dhe blerje online

Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.
Featured image of article: Aplikacioni WhatsApp sjell risi të reja, tashmë ju mund të bëni… transferta parash dhe blerje online WhatsApp

BRAZIL- Aplikacioni Whatsapp do të sjellë risi të reja ku nëpërmjet aplikacionit do të bëhen pagesat digjitale. Vendi i parë ku ka nisur aplikimi i kësaj metode është Brazili duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë. 

Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp. Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona. Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil. Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në WhatsApp’‘, shkruan Zuckerberg.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment