Bota

Aplikacionet më të mira për shëndetin mendor, ankthin dhe depresionin

Teknologjia shpesh herë kritikohet se ka ndikim jo të mirë në shëndetin tonë mendor sidomos rrjetet sociale.
Featured image of article: Aplikacionet më të mira për shëndetin mendor, ankthin dhe depresionin Foto Ilustruese

Në studimet e fundit të kryera  nga time to talk day  nxjerrin  mesataren se nje person  ka afërsisht 540 miq në rrjetet sociale dhe se 20 % e personave të anketuar nuk  do ishin në  gjëndje t’u drejtoheshin miqve të tyre nëse nuk do të kishin ndinjë problem mendor.
Nje grup shkenctarësh kanë menduar ta përdorin teknologjinë për të ndihmuar  njerëzit me probleme mendore. Sipas studimit ne Angli është vërejtur një rritje e madhe në mumër e personave që përdorin teknologjinë për të mbajtur nën kontroll  shëndetin e tyre mendor. Rreth 39 % e njerëzve po përdorin aplikacione për  të menaxhuar stresin, për të ritur mirëqenien dhe për të reduktuar pagjumësinë.

Ja cilat jane 6 aplikacionet që na  ndihmojnë:

1. Mindscape  eshte app-I ri për shëndetin mendor që kombinon teknologjinë  zanore, atë muzikore dhe inteligjencën artificiale. Ky aplikacion hyn në një ndërveprim zanor  me njerëzit duke i orientuar me ushtrime relaksuese të frymëmarrjes, dhe bashkëbisedim  për gjëndjen e tyre emocionale. Ofron këshilla për menaxhimin sa më praktik të  problemeve në punë, parave, dhe për mbarëvajtjen në shkollë.

2. HealthUnlocked Communities.

Një cështje shumë e rëndësishme e probleme mendore është ti bësh ato sa më pak të  izoluara  dhe këtë gjë kërkon ta zgjidhë apikacioni HealthUnlocked Communities.  Ky aplikacion funksjonon si një rrjet social që lidh komunitete të ndryshme me probleme  ankthin, duke i mundësuar hapësirën e takimit, bashkëbisedimit dhe mbështetjes emocionale ndaj njëri-tjetrit.

3. Tomo. Ky aplikacion u mundëson përdoruesve të “gjejne zakone të shëndetshme” dhe rregjistron mënyrën se si ndihen kështu që njerëzit të kënë mundësi të dallojnë se cfarë i bën të ndihën mirë. Për cdo sfidë Tomo ju komplimenton dhe ju ofron mundësinë ta ndani nëse këni dëshirë.  Është një aplikacion që shërben për të marrë në kontroll mendjen tuaj.

4. Drugstars. Është një aplikacion që ka 3 funksione. Ndihmon njerëzit të jenë të përpiktë në praktikat mjekësore ( kur duhet të konsumojne ilacet, të shkojne në vizitat mjekësore), është argëtues dhe shëben për të fituar dhe para.

5. Echo. Ky aplikacion u ndertua nga Bourke më qëllimin për të ndihmuar njerëz me probleme mendore si vetë autori. Përvec se të kujton të mos harrosh të pish ilacet, dedekton dhe kur keni nevojë të shkoni te doktori ose keni nevoje për ndryshim të tyre.

7. Moodrise. Ka të bëjë i gjithi me “ushqyerjen dixhitale”. Ka për qëllim të zbusë dhimbjet, të nxisë përvoja të reja.  Është i bazuar në disa shtylla  kryesore  si fokusi mendor, lumturia, konfidencialiti  etj. Përmbajtja është krijuar posacërisht për t’i krijuar stimulime trurit mbështetur në kërkimet shkencore.

(j.b/dosja.al)

Shto Koment