Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Apeli nga spitali Infektiv, mjekja kërkon kujdes: Po përballemi me mosha të reja, COVID s’po kursen asnjë
2 Gusht 2020, 08:10Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me apelin e një mjekjeje brenda spitalit Infektiv. Në videon e postuar nga ministrja, mjekja Migena Qato u ka kërkuar moshave të reja që të kenë kujdes, pasi tanimë sipas saj pandemia nuk po “zgjedh” më.
Në rrëfimin e saj, mjekja tregon se tanimë në spital kanë shtim të pacientëve të moshave të reja, të cilët shpesh herë nuk kanë as sëmundje bashkëshoqëruese.
“Ne po përballemi me një pandemi që kurrë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qënë jo të lehta për ne. Kemi evidentuar që numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme. Nuk po përballemi me pacientët që ishim mësuar të prisnim, të moshave delikate por tani dominojnë edhe moshat e reja. Apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm. Tanimë COVID nuk ka preferenca në moshë dhe nuk po kursen asnjë,”-shprehet mjekja Qato.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spital po trajtohen 119 pacientë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kujdesen të kryejnë vaksinën antigrip që në fillim të Shtatorit. Specialistët e Shëndetit Publik thonë se pë...
DURRËS– Policia e Durrësit ka sjellë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e denoncuar nga Dosja.al, që një 52-vjeçar është vetëvarur gjatë mbrëmjes s...
TIRANË– Mjeku Erion Dasho ka folur për rrezikun e pandemisë së koronavirusit tek fëmijët dhe nga mungesa e tyre në edukim për shkak të pandemisë. Dasho sug...
Në Shtetet e Bashkuara numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në mbi 150,000, ndërsa në disa zona të vendit vazhdojnë të rriten rastet e koronavirusit. Krizat...
SHKODËR– Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka postuar në foto nga plazhi i Shëngjinit, nga ky edhe duket zjarri që ka pushuar zonën e njohur si ...
TIRANË- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë kontrollet e Policisë, Ballkan web k...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo e ka nisur ditën e sotme me një apel për të rinjtë. Me anë të një statusi në Facebook, Kalo u kërkon të rinjve që të qëndrojnë sa...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me epidemiologët, të cilët janë përballur për më shumë se 5 muaj me pandeminë e...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend. Ditën e sotme, moti mbi vendin tonë...