Aktualitet

Apeli lë në ‘detyrim paraqitje’ Balliun, ish-deputeti: Këtu duhet të ishte Kajmaku, ne vazhdojmë me protestën

Në një prononcim për mediat, Balliu u shpreh përpara godinës së Gjykatës së pelit se personat që duhet të arrestohen janë Agim Kajmaku, Saimir Tahiri dhe ata që kryen aferën korruptive në projektin e “Unazës së Re”.
Featured image of article: Apeli lë në ‘detyrim paraqitje’ Balliun, ish-deputeti: Këtu duhet të ishte Kajmaku, ne vazhdojmë me protestën Klevis Balliu

TIRANË– Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’ te vendosur nga Gjykata e Tiranës për ish-deputetin e Partisë Demorkatike Klevis Balliu, duke rrëzuar kështu ankesën e këtij të fundit.

Në një prononcim për mediat, Balliu u shpreh përpara godinës së Gjykatës së pelit se personat që duhet të arrestohen janë Agim Kajmaku, Saimir Tahiri dhe ata që kryen aferën korruptive në projektin e “Unazës së Re”.

Ndër të tjera Balliu u shpreh se Rama është kërcënim për shqiptarët pasi ka shkatërruar policinë duke e khyer në mbrojtje për banditët. Ish-deputeti i PD-së theksoi se protestat do të vijojnë pasi kjo gjë është në të drejtën e qytetarëve dhe nuk mund t’ua ndalon banorëve të Unazës.

Shqipëria sot është një vend ku ligji nuk funksionon. Pse kandidon prapë Arta Marku. Duhet të bashkohemi kundër këtij regjimi diktatorial. Këtu kapet vetëm ai që ka pirë një cigare hashash

Si nuk qenka njoftuar Policia, kur më ka kthyer mua përgjigje? Pra, Policia, derisa më ka kthyer përgjigje, qenka njoftuar! Këtu duhet të ishte Agim Kajmaku, jo unë dhe jo qytetarët që protestojnë për të drejtën e tyre.

Saimir Tahirit ia kthejnë burgun me “detyrim paraqitje”. Pse nuk ia kthejnë banorëve që nuk paguajnë dritat me “detyrim paraqitjeje”, por i fusin në burg që të vrasin veten?!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne do të vazhdojmë protestën tonë, por duhet të jemi të qartë. Kjo nuk është e drejtë e një individi, është e të gjithëve.

Ata që vodhën tek Unaza, 40 milionë euro nuk dihen ende se kush janë. Asnjë prej atyre nuk është hetuar, as e dimë kush janë.

Edi Rama është kërcënim për Shqipërinë. Gjithandej janë ndërtuar kulla pa fund dhe askush nuk mban përgjegjësi. Policia e Shtetit është shkatërruar dhe është kthyer në mbrojtje për banditët,”- tha ndër të tjera Balliu.

Ish-deputeti Klevis Balliu është arrestuar dy herë teksa ishte prezent në protestat e banorëve të Astirit kundër projektit të “Unazës së Re”, që prek banesat e shumë banorëve të kësaj zone.

Herën e fundit, Balliu u arrestua mbrëmjen e 13-tetorit bashkë me nëntë persona të tjerë. Arrestimet bëhen pasi me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment