Politike

Apeli i Yuri Kim për ‘5 qershorin’, Rama shmanget: Mos t’ua ulim nivelin në Vlorë

VIDEO
Në fjalën e tij, Rama nuk iu përgjigj pyetjes duke u shpreuhr se për ambasadorët flet kur është me ta, kurse në Vlorë duhet të flasë për ngrohjen globale.
Featured image of article: Apeli i Yuri Kim për ‘5 qershorin’, Rama shmanget: Mos t’ua ulim nivelin në Vlorë Edi Rama

VLORË– Kryeministri Edi Rama, pas takimit me socialistët e Vlorë, është pyetur nga gazetarët lidhur me apelin e ambasadores Yuri Kim për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe dakordësinë që duhet për ndryshimet kushtetuese.

Në fjalën e tij, Rama nuk iu përgjigj pyetjes duke u shpreuhr se për ambasadorët flet kur është me ta, kurse në Vlorë duhet të flasë për ngrohjen globale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

”Për ambasadorët flas kur jam me ta. Në Vlorë do flasim për ngrohje globale. Nejse Vlora është qendra e botës. Mos ta ulim nivelin e tyre në Vlorë,”- tha Rama.

Deklarata u bë sot para gazetarëve të Vlorës, pas një takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi me socialistët e qytetit. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment