Aktualitet

Apeli i doktorit të njohur: Mos përdorni kondicionerin, rrezik i lartë infekimi

Xhaxho tha se nuk duhet përdorur aspak kondicioneri, pasi përhap COVID-19.
Featured image of article: Apeli i doktorit të njohur: Mos përdorni kondicionerin, rrezik i lartë infekimi Roland Xhaxho, mjek

TIRANË- Doktori i njohur Roland, ka folur sot për mënyrat e përhapjes së koronavirusit duke dhënë dhe disa këshillas për qyetarët. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se nuk duhet përdorur aspak kondicioneri, pasi përhap COVID-19.

Ka studime që virusi qëndron 3 orë në ajër. Si dhe ai mund të qëndrojë në objekte. Në shtëpi është e ndaluar të përdoret kondicioneri. Mund ta ketë një person virusin dhe me anë të kondicionerit mund të infektohen të tjerët- tha doktori i njohur”, u shpreh mjeku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment