Aktualitet

Apeli e liroi, Agim Kajmaku lë spitalin dhe shkon në shtëpi, detyrim të paraqitet 2 herë në muaj në Prokurori

  • Gjykata e Tiranës shtyn seancën ndaj ish-kryebashkiakut, shkak mungesa e Kajmakut
  • Sipas vendimit të marrë nga organet e drejtësisë, ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori.
    Featured image of article: Apeli e liroi, Agim Kajmaku lë spitalin dhe shkon në shtëpi, detyrim të paraqitet 2 herë në muaj në Prokurori Agim Kajmaku

    TIRANË– Një ditë pasi Gjykata e Apelit e liroi, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka  lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dhe është rikthyer në shtëpi.

    Sipas vendimit të marrë nga organet e drejtësisë, ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku duhet të paraqitet 2 herë në muaj në prokurori. Pas seancës avokati i tij u shpreh se klienti ishte ende në spital dhe prandaj nuk kishte paraqitur, edhe pse pak orë më parë në media u publikua lajmi se Kajmaku ishte liruar për në shtëpi. 

    “Është ende në spital. Kjo është arsyeja pse nuk u paraqit. Në sot paraqitëm dokumentin që është në spital. Unë e vizitova dje në darkë dhe është ende në spital”, tha avokati.

    Si pasojë, seanca e rivlerësimit, e cila ishte parashikuar për sot është shtyrë për të hënën.

    Një ditë më parë, për Kajmakun u ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”. Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Kështu Agim Kajmaku ka fituar sërish lirinë pas shumë kohësh në arrati.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, që prej vitit 2019 është përballlur me disa akuza. Në fillim ishte Partia Demokratike, ajo që akuzoi Kajmakun së kishte fshehur një dënim që kishte marrë në Greqi. Edhe pse opozita publikoi fakte dhe dokumente për dënimin e tij në Greqi dhe për ndërrimin e emrin në Jorgo Toto, ai vijoi detyrën. 

    PD shtoi presionin kundër tij dhe kërkonte me ngul largimin e tij nga detyra. Nga ana tjetër Prokuroria kishte bërë verifikimet dhe kishte dorëzuar dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po përgatitej shkarkimi i tij. Kajmaku pasi KQZ vendosi që t’i hiqte mandatin dyshohet se firmosi disa dokumente në kundërshtim me ligjin. Ai shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe u arratis. 

    Ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës janë ngritur tre akuza, ajo e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe ajo e falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment