Sport

Apel i Linekerit: “Të dashur anglezë, mos e fërshëlleni himnin italian!”

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të jetë të dielën në finalen e madhe të “Euro2020” në “Wembley”. Nuk do të mungojë edhe kryeministri anglez Boris Johnson
Featured image of article: Apel i Linekerit: “Të dashur anglezë, mos e fërshëlleni himnin italian!”

ANGLI – Përmes Twitter, ish-lojtari i madh anglez Gary Lineker, njëherësh opinionist i “Euro2020” u ka bërë një thirrje bashkatdhetarëve të tij: “Nëse jeni me fat, të arrini të merrni një biletë për në finale, ju lutem mos e fishkëlleni himnin italian. Do të ishte e vrazhdë dhe pa respekt. Vlen ta dëgjoni atë,”– ka shkruar ai.

Në ndeshjen gjysmëfinale Angli-Danimarkë, tifozët britanikë në “Wembley” e kanë freshëllyer himnin danez, veprim për të cilin UEFA ka nisur hetimet dhe do të marrë masa ndëshkimore ndaj Federatës Angleze të Futbollit.

Ndërkohë është mësuar se në ndeshjen finale të së dielës, midis Italisë dhe Anglisë, në shkallët e “Wembley” do të jetë edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. E sigurtë gjithashtu do të jetë edhe prania e kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili nuk mungoi edhe në gjysmëfinalen Angli-Danimarkë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment