Aktualitet

Aparaturat i mbajnë në jetë/ Dalin pamje nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacientët marrin oksigjen, disa prej tyre rënkojnë dhe nuk flasin dot

VIDEO
Dalin pamje nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”. Dhjetëra të shtruar marrin mjekim në këtë godinë. Ministrja Manastirliu apelon për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID19.

TIRANË– Dalin pamje nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, aty ku po kurohen dhjetëra të infektuar me COVID-19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e  cila ka publikuar pamje nga spitali, ku shfaqen pacientë të shtrirë nëpër krevate. Disa prej tyre marrin aksigjen dhe disa të tjerë ndodhen në gjendje më të mirë. Por, ka edhe nga ata që nuk munden të flasin dhe rënkojnë. Të gjithë po luftojnë me virusin dhe mbahen në jetë nga aparaturat.

Ndërkohë, vetë ministrja shkruan: “SPITALI “Shefqet Ndroqi” PA KOMENT! Vendose maskën, ruaj distancën dhe kujdesu për higjenën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, në Shqipëri, çdo ditë e më shumë rëndohet bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë deklaroi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar edhe 154 raste të reja. Në total janë shënuar 213 viktima dhe aktualisht janë të infektuar 3142 persona.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment