Politike

“Anuloni zgjedhjet dhe zbrazni KZAZ-të”, PD-ja në Dibër dërgon kërkesë policisë dhe KQZ-së (Dokumenti)

Opozita bën me dije gjithashtu së ne rast të kundërt do ët ketë protesta në të gjithë vendin dhe në Dibër gjithashtu.
Featured image of article: “Anuloni zgjedhjet dhe zbrazni KZAZ-të”, PD-ja në Dibër dërgon kërkesë policisë dhe KQZ-së (Dokumenti) Partia Demokratike

DIBËR– Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare KQZ-së dhe Komiariatit të Policisë Në Dibër ku kërkon anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës. Sipas PD-së këto zgjedhje janë të paligjshme.

Partia Demokratike kërkon gjithashtu lirimin e ambjenteve të zëna nga KZAZ, GNV, apo QV-ve. Opozita bën me dije gjithashtu së ne rast të kundërt do ët ketë protesta në të gjithë vendin dhe në Dibër gjithashtu.

PD-ja paralajmëron se për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit, nga data 27 qershor deri më datë 2 korrik do të zhvillojë protesta.

 

 

(f.m/dosja.al)

 

  • 17:05

    Protesta/ Dega e PD Kurbin zbulon planin: S'ka zgjedhje më 30 qershor, do respektojmë vendimin e presidentit

    Kreu i degës së PD-së Kurbin Behar Haxhiu

    Kreu i degës së PD-së Kurbin Behar Haxhiu pas takimit me strukturat drejtuese ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka theksuar se kurbinasit do t’i thonë jo votës farsë të 30 qershorit, duhet të respektojmë verdiktin e Presidentit të Republikës, ndaj zgjedhjet nuk do të mbahen në Kurbin.

    Ndër të tjera ai ka shtuar se ai ka bërë dhe njoftim publik si Kryetar i degës së Partisë demokratike në Kurbin, drejtuar disa institucioneve, si Misionit të OSBE/ ODHIR, KZAZ nr 15 Kurbin, komisariatit të Kurbinit si dhe KQZ.

    Në deklaratë thuhet se ligji për zgjedhjet në Republikën e Shqipërisëpo shkelet nga pushtetmbajtësit, ndaj ne do të respektojmë verdiktin e Presidentit  të Republikës Ilir Meta.

    Në emër të degës së PD-së Kurbin si dhe qytetarëve të ndeshëm kurbinas, duhet të mospranojmë këtë farsë  zgjedhore antikushtetuese. Qytetarët e Kurbinit t’i  bashkohen Aleancës Qytetare në mbrojtjen e demokracisë në Kurbin. Nga data 27 qershor dhe deri me 2 korrik do organizohemi në tubime, protesta tërësisht paqësore në çdo qytet, lagje rrugë nacionale dhe fshatra për zbapsjen e zgjedhjeve tërësisht të paligjshme. Ne mbrojmë vendin tonë, kushtetuten e republikës dhe mbi të gjitha denjitetin Kombëtar”, ka përfundur deklaratën e tij Behar Haxhiu.

Shto Koment