Politike

Anuloi takimin me Pendarovskin, Presidenca maqedonase jep versionin e saj: Shkak shëndeti i Ramës

  • Si e anuloi Rama takimin me Presidentin e Maqedonisë së Veriut 30 minuta përpara
  • Zyra e shtypit bën të ditur se për arsye shëndetësore, kryeminsitri Edi Rama nuk ka mundur që ta takojë Pendarovsktin, madje i ka kaërkuar ndjesë këtij të fundit.
    Featured image of article: Anuloi takimin me Pendarovskin, Presidenca maqedonase jep versionin e saj: Shkak shëndeti i Ramës Stevo Pendarovski dhe Edi Rama

    Zyra e shtypit të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar ekskluzivikisht për Fax News, lidhur me anulimin e takimit të presidentit me kryeministrin Edi Rama.

    Zyra e shtypit bën të ditur se për arsye shëndetësore, kryeminsitri Edi Rama nuk ka mundur që ta takojë Pendarovsktin, madje i ka kaërkuar ndjesë këtij të fundit.

    Takimi u anulua me një marrëveshje të ndërsjellë midis protokolleve të dy zyrave, Kryeministri Rama dhe Presidenti Pendarovski. Arsyeja ishte çështja shëndetësore e kryeministrit Rama. Kryeministri Rama foli personalisht me Presidentin Pendarovski dhe i kërkoi falje personalisht që nuk mund të takohej. Ky është komenti ynë. Nuk kemi detaje të mëtejshme”- thuhet në përgjigjen e zyrës së shtypit për Fax News.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Marrë nga Faxweb.al

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment