Editorial

Anulohet ‘Sunny Hill’/ Organizatorët zbulojnë se KUR do zhvillohet festivali i njohur

Festivali i përvitshëm Sunny Hill është anulluar.
Featured image of article: Anulohet ‘Sunny Hill’/ Organizatorët zbulojnë se KUR do zhvillohet festivali i njohur Sunny Hill
Përditësuar:

KOSOVE-Për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën festivali kosovar, Sunny Hill është anulluar.

Ishte vetë faqja e festivalit ajo e cila bëri një deklaratë zyrtare në Instagram duke njoftuar me keqardhje të madhe se këtë vit nuk do mund të realizohet.

Mirëpo në deklaratën e dhënë shkruhet se festivali pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në muajin gusht me te ftuar artistë të njohur në botë duke na e lene surprizen vendin se ku do mbahet.

Me zemër të rënduar duhet të ju konfirmojmë se Sunny Hill Festival 2020 nuk do të zhvillohet këtë muaj gushti, për shkak të krizës globale të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komunitetit të përgjithshëm të festivalit është me shumë rëndësi për të gjithë ne. Tashmë ne mezi presim të takohemi përsëri në gusht 2021 me shumë gjëra të mëdha që na presin përpara. Vendndodhja e re, artistët më të mirë, fushat më të mëdha dhe zonat e argëtimit, amfiteatri i ri natyror…”, shkruhet ne njoftim.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Kujtojmë se Sunny Hill është një organizatë e themeluar në Prishtinë nga babai i Dua Lipës. Kjo e fundit ishte e pranishme vitin që shkoi në këtë event së bashku me reperin Gashi dhe shumë artistë të tjetër të njohur shqiptarë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment