Diaspora

Anulohet Festivali Shqiptar “Shepparton” për shkak të koronavirusit

Në një deklaratë kryetarja  e Shepparton Festival, Fiona Smolenaars tha se vendimi ishte në "interes kolektiv" të komunitetit.
Featured image of article: Anulohet Festivali Shqiptar “Shepparton” për shkak të koronavirusit Foto nga festivalet e viteve te kaluara

TIRANË– Organizatorët e Festivalit Shepparton kanë njoftuar se kanë vendosur të anulojnë pjesën e mbetur të programit të festivalit.

Lajmi vjen pasi qeveria Victorian shpalli një gjendje të jashtëzakonshme efektive nga ora 12:00 sot, si shkak i koronavirusit.

Në një deklaratë kryetarja  e Shepparton Festival, Fiona Smolenaars tha se vendimi ishte në “interes kolektiv” të komunitetit.

“Si organizatore e ngjarjeve, ne duhet të luajmë një rol në ‘rrafshimin e kurbës’ për të zvogëluar ndikimin e COVID-19 në komunitetin tonë dhe më gjerë.Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë vullnetarët, komitetin tonë dhe natyrisht komunitetin që e bëjnë të mundur ngjarjen tonë.”-tha ajo.

Prioriteti ynë është shëndeti dhe siguria për të gjithë ju. Ju kërkojmë falje për çdo shqetësim që ka sjellë ky vendim. Detaje të mëtejshme do të publikohen sërish.

“NJOFTIM ZYRTAR – Shoqata e Muzeut Shqiptar Shepparton ka marrë vendimin për anulimin e Shepparton Albanian Harvest Festival 2020. Ju lutemi shikoni deklaratën e plotë në faqen tonë të internetit, dhe faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj kohe sfiduese.”-është njoftuar nga faqja zyrtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Festivali i Harvest është një festival që argëton njerëzit dhe ka një audiencë të madhe pasi ka muzikë tradicionale shqiptare, vallëzim dhe kuzhinë, si dhe shumë aktivitete për familjet dhe fëmijët.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: triplem 

A.C/Dosja.al

Shto Koment