Aktualitet

Anulohet koncesioni Milot-Fier, Ministria: Kompania nuk plotësonte kriteret e përcaktuara

Gara është anuluar pasi nuk është përmbushur kushti teknik siç është koha e ndërtimit të këtij segmenti. Në njoftimin e tenderit, Ministria kërkonte 5 vite afat për të përmbushur investimin, ndërsa kompania në garë ka kërkuar 8 vite kohë.
Featured image of article: Anulohet koncesioni Milot-Fier, Ministria: Kompania nuk plotësonte kriteret e përcaktuara Rruga Milot-Fier

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka anuluar tenderin për rrugën Milot-Fier. Sipas ministrisë, projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret. Sipas të dhënave, gara është anuluar pasi nuk është përmbushur kushti teknik siç është koha e ndërtimit të këtij segmenti. Në njoftimin e tenderit, Ministria kërkonte 5 vite afat për të përmbushur investimin, ndërsa kompania në garë ka kërkuar 8 vite kohë.

Gjithashtu mësohet se kompania është ofruar për të ndërtuar 115 kilometrat e këtij segmenti duke vendosur një tarifë prej 0.62 euro për kilometër, më të ulët se baza prej 0.75 euro e vendosur nga qeveria shqiptare. Tenderi për rrugën ‘Milot-Fier’ u hap nga MIE në 1 korrik të këtij viti.

Për segmentin 115 kilometra (53 km të reja dhe 62 km ekzistuese) vlera totale e investimit ishte parashikuar 1.8 miliardë euro, duke përfshirë TVSH dhe shpronësimet dhe tarifat e riskut të koncesionarit. Ishte parashikuar që autostrada të ishte me pagesë, ku taksapaguesve do t’u duhej të paguanin 0.075 euro për kilometër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për Milot-Fier që do jepej me koncesion, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë nga 2.5 deri në 6 herë më shumë në krahasim me Bybass e Tiranës, që do ndërtohet në kuadër të projekteve të axhendës së ndërlidhjes së Ballkanit, me grante e financime ndërkombëtare.

Kosto e ndërtimit të Milot-Fier është gjithashtu të paktën dy herë më e lartë se projekte të ngjashme në vendet fqinje, psh Nis-Merdare, projekt i financiar nga Bashkimi Europian.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment