Politike

Anulimi i zgjedhjeve, Rama: Opozita kundër integrimin, vendimi i Metës tregoi ku ‘fle lepuri’

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar anti-integrim opozitën e bashkuar. Sipas Ramës, anulimi i zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta e tregon më së miri këtë gjë.

DIVJAKË- Kryeministri Edi Rama në një takim me qytetarët e Divjakës, është shprehur se do të kishte dëshirë që për zgjedhjet lokale të kishte kundërshtarë. 

Rama këmbënguli në faktin se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor, duke e quajtur opozitën e bashkuar një kamp anti-integrimi për vendin. 

Do kishim dëshiruar shumë që këtë fushatë të kishim garë me kundërshtarët tanë, kush ka idetë më të mirë, kandidatët më të mirë. Por kundërshtarët tanë kanë kapitulluar. Janë kthyer në një kamp anti-intergim. Kanë frikë të dalin para njerëzve dhe të maten me ne. akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur të gjithë planin dhe n aka lënë të kuptojmë se ku fle lepuri. Ne kemi bërë shumë por jo aq shumë sa kemi dashur të bënim. Jo gjithçka e kemi bërë shumë mirë, madje ka edhe gjëra që nuk i kemi bërë shumë mirë. Kemi pasur momente që nuk kanë qenë të këndshme për ne. Ne nuk jemi të rënë nga qielli por më të mirë se ne nuk ka pasur dhe nuk ka”, tha Rama.

Sot socialistët festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë. Edi Rama festoi bashkë me zëvëndësin e tij Erion Braçen në Divjakë. Rama tha se vendimi i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve ishte i shëmtuar dhe anti-integrim, duke paralajmëruar reagimin e Kuvendit. Gjatë mbrëmjes ai do të niset drejt Tiranës për të marrë pjesë në koktejlin te selia e PS-së.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment