Politike

Anulimi i zgjedhjeve, Rama mbledh në mesnatë qeverinë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë qeverinë pas vendimit të presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.
Featured image of article: Anulimi i zgjedhjeve, Rama mbledh në mesnatë qeverinë Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bën lëvizjen e parë pas vendimit të Ilir Metës për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Burime për Dosja.al bëjnë  me dije se Rama ka mbledhur në mesnatë qeverinë në pamundësi për të mbledhur  deputetët e PS.

Kjo për shkak se deputetët janë të shpërndarë në zonat e tyre elektorale, por deklaratat e Metës kanë prishur qetësinë  e shefit të qeverisë.

Burimet sqarojnë se mbledhja ka nisur pak minuta më parë dhe në fokus është përgjigjia e qeverisë përballë vendimit të Metës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbledhja e qeverisë vjen pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili vendosi anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me arsyetimin se situata politike rrezikon të rëndohet për shkak të mos hyrjes së opozitës në proces.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment