Politike

Anulimi i zgjedhjeve, Rama “kërcënon” Metën nga Burreli: S’ke të drejtë të qëndrosh në atë zyrë

Kryeministri është shprehur se dekretin e Metës nuk ka ndërmend ta pranojë dhe se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

BURREL– Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Burrelit në takimin elektoral, pavarësisht se presidenti Ilir Meta deklaroi se zgjedhje nuk do të ketë më 30 qershor.

Rama u shpreh gjatë fjalës së tij, se Meta e ka humbur të drjetën për të qëndruar në zyrën ku është me vendimin që ka marrë një ditë më parë.

Çdo politikan e shkruan vetë fatin e tij. Nuk janë zgjedhjet për njerëzit që shohin filxhan, kthejnë filxhanin dhe shohin fatin. Me logjikën e djeshme, Meta mund t’i hapë edhe luftë Amerikës, por ne s’e pranojmë. Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë,”- u shpreh Rama.

Shto Koment