LIVE UPDATES
Editorial

Anulimi i zgjedhjeve, pse është i pavlefshëm dhe pse Rama nuk e shkarkon dot presidentin

8 Qershor 2019, 19:58 Nga DOSJA

Anulimi i dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit nga Ilir Meta ishte lëvizja më e papritur ligjërisht. Ishte përmendur më parë mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve me një dekret të ri të Presidentit.

Në bazë të nenit 92 pika gj, Presidenti e ka kompetencën për shpalljen e datës së zgjedhjeve dhe referendumeve.

Kompetencë që e ka ushtruar tashmë, në afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Për të shpallur një datë të re, duhet që të bjerë ligjërisht data e shpallur më parë.

Ndërsa anulimi i dekretit, është një akt që lidhet me hyrjen në fuqi dhe nuk ka një përcaktim të detajuar.

Çfarë do të thotë kjo?

Presidenti ka kohë për ta anuluar dekretin njësoj si parlamenti për të anuluar ligjin apo qeveria për të anuluar VKM, përpara se ato të hyjnë në fuqi, që në shumicën absolute të rasteve është data e botimit në fletoren zyrtare.

Pasi dalin në fletoren zyrtare, të gjitha këto insitucione e humbasin mundësinë për t’a anuluar aktin e tyre, pasi akti bëhet publik, mbi bazën e këtyre akteve merren vendime, lëshohen urdhra – akte të tjera nënligjore që vënë në lëvizje mekanizmin e zbatimit.

Në rastin e zgjedhjeve, kemi dhjetra vendime të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, madje për rastin e Himarës është vënë në Lëvizje edhe Kolegji Zgjedhor.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka filluar ndërkohë përgatitjen për fletët e votimit dhe gjithë materialet zgjedhore, hapësirat ku do të vendosen emrat e votimit, komisionerët etj.

Kjo është arsyeja që një insitucion e humbet fuqinë për t’a anuluar aktin e tij (megjithëse është akti i tij) pasi ai hyn në fuqi.

Pas hyrjes në fuqi mund të ketë vetëm një akt të ri ligjor, një dekret të ri, një ligj të ri, apo amendim të ligjit të vjetër, një VKM të re apo amendim të VKM së vjetër, por asnjëherë anulim apo shfuqizim. Në kuptimin juridik, shfuqizimi i dekretit nuk është i mundur.

E vetmja mundësi ishte që në bazë të nenit 92 pika “gj” të Kushtetutës dhe në Bazë të neneve 8 dhe 10 të Kodit Zgjedhor, Presidenti të caktonte një datë tjetër zgjedhjesh, në vjeshtë.

Por për këtë duhet që më parë të rrëzohej data 30 nga faktorë objektivë, që nuk lidhen me vete Presidentin.  Tani që Meta e ka lëshuar dekretin, mazhorancës i duhet Gjykata Kushtetuese për ta rrëzuar urgjentisht.

Është kjo mazhorancë që ka premtuar se kjo Gjykatë do të ngrihet brenda qershorit dhe e ka zvarritur deri sot. Kjo vonesë, e qëllimshme apo jo, në këtë moment e godet rëndë maxhorancën.  Mbledhja e thirrur nga Rama me deputetët, mund vetëm të nxjerrë një iniciativë për mbledhjen urgjente të parlamentit dhe rrëzimin e dekretit të Presidenti.

Edhe ky një akt i paparashikuar posaçërisht në Kushtetutë, por i kalueshëm në kushtet e mungesës së gardianit të Kushtetutës.  Mungesa e Gjykatës Kushtetuese i kthehet kundër mazhorancës edhe për shkarkimin e Presidentit.

Zërat që u hodhën menjëherë pas dekretit për shkarkim, nuk mund të marrin përgjigje pozitive edhe nëse mazhoranca është anonime, edhe nëse deputetët fiktivë të opozitës e votojnë.

Në nenin 90 të Kushtetutës pika 2 përcakton se propozimi për shkarkim bëhet nga jo më pak se një e katerta e deputetëve dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Por edhe nëse i ka 93 vota, në Kuvend, pika 3 e nenit 90 parashikon që vendimi i Kuvendit duhet të miratohet nga Gjykata Kushtetuese. Meqë Gjykata nuk ekziston, Meta nuk mund të shkarkohet.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll
Editorial 5 Qershor 2019, 14:30

“Alo Niçe”, sa kushton tepsia e Edi Ramës

Është fushatë elektorale, 3 qershor 2019. Edi Rama ka një mesazh të koduar për “skifterët” e Laçit: “E keni Italinë si shtëpitë tuaj”. Një ftesë që ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën