Politike

Anulimi i zgjedhjeve/ DASH: Po vlerësojmë pasojat e njoftimit të presidentit Meta

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.
Featured image of article: Anulimi i zgjedhjeve/ DASH: Po vlerësojmë pasojat e njoftimit të presidentit Meta Departamaneti Amerikan i Shtetit

SHBA- Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Zëri i Amerikës, lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta doli sot në një konferencë para gazetarëve, pas rezolutës së Partisë Socilaiste për parlamentin dhe thirrjeve se dekreti i tij ishte “nul”. Kreu i shtetit përsëriti sërish se nuk do të ketë zgjedhje lokale. Mesazhet i drejtoi sërish për Bashën, Ramën, Berishën dhe ndërkombëtarët.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Shto Koment