Aktualitet

Anulohen të gjitha fluturimet me Italinë, TIA: Vendimi hyn në fuqi menjëherë

Sipas njoftimit nga TIA, bëhet me dije se është vendosur anulimi i të gjithë fluturimeve drejt Italisë deri në një njoftim të dytë që mund të jetë dhe në muajin prill.
Featured image of article: Anulohen të gjitha fluturimet me Italinë, TIA: Vendimi hyn në fuqi menjëherë Foto ilustruese

TIRANË- Aeroporti “Nënë Tereza” ka njoftuar sot të gjithë udhëtarët që nuk do ketë më asnjë udhëtim drejt Italisë. Sipas njoftimit nga TIA, bëhet me dije se është vendosur anulimi i të gjithë fluturimeve drejt Italisë deri në një njoftim të dytë që mund të jetë dhe në muajin prill, pasi atëherë mendohet të përmirësohet situata me koronavirusin.

Anulohen të gjitha fluturimet me Italinë. Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria Italiane për vendosjen në karantinë të të gjithë shtetit italian, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Autoritetit të Aviacionit Civil, anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt Italisë. Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 10 dhe numri i ekzaminimeve në 114. Prej të dielës kur u zbuluan dhe 2 rastet e para, të infektuarit janë shtuar nga 4 për çdo 24 orë. Qeveria dhe Ministritë kanë marrë masa për përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur çerdhet, shkollat, universitetet dhe konviktet. Po ashtu janë anuluar dhe të gjitha udhëtimet drejt Italisë si hyrëse dhe dalëse. Autoritetet apelojnë që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe të shmangin daljet e panevojshme. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment