Politike

Koncensioni i Check Up, Manastirliu: Nuk është anuluar, por vetëm është pezulluar

Manastirliu shkruan se  nuk është e vërtetë që ky koncesion do të anulohet, por sipas saj, ai do të pezullohet, deri në rikthimin e normalitetit, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.
Featured image of article: Koncensioni i Check Up, Manastirliu: Nuk është anuluar, por vetëm është pezulluar Ogerta Manastirliu, ministre e Shendetësisë

TIRANË- Minsitrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas publikimit të lajmit se është anuluar koncensioni i Check Up. Në një reagim në mediat sociale, Manastirliu shkruan se  nuk është e vërtetë që ky koncesion do të anulohet, por sipas saj, ai do të pezullohet, deri në rikthimin e normalitetit, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi.

FAKE NEËS! CHECK UP NUK ËSHTË ANULLUAR, POR PEZULLUAR DERI NË RIKTHIMIN E NORMALITETIT, KUR NJERËZIT DO TË VIJOJNË SËRISH TË KONTROLLOJNË FALAS GJENDJEN E TYRE SHËNDETËSORE!”, shkruan Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Dosja.al raportoi se koncensioni është pezulluar në një kohë të pacaktuar, për shkak të situatës së përhapjes së koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment