Dikur

Antonio Baldacci, publicisti italian që kërkoi pavarësinë e Shqipërisë para 1912-ës dhe Mbreti Zog e emëroi Konsull Nderi në Itali

Unë lutem që ky popull i harruar, pa asnjë arsye nga shtetet e huaja, muandobare të ruhet për ta respektuar gjithë bota si një monument i vetëm dhe i pashembullt i antikitetit, të atij antikiteti që shënon një kufi midis parahistorisë dhe historisë.
Featured image of article: Antonio Baldacci, publicisti italian që kërkoi pavarësinë e Shqipërisë para 1912-ës dhe Mbreti Zog e emëroi Konsull Nderi në Itali Baldacci

TIRANË-  Ky popull, meriton simpathinë më të çmuar të shkencës së sotme, nga pikëpamja jo më të ulët se nga ajo e para, meriton dhe të gjithë sympathinë t’onë mbasi ay përfaqëson potencën e Adriatikut, në kuptimin më të gjerë të fjalës që, ka arritur sot të përmblidhet vetëm në malet e tij të lartë që nuk kapërzehen dhe në fushat e tij ku si trimi i pafriksuar, asht i plagosur tue i afruar popujt e tjerë fqinj, vdekjen e tija me përkrahjen e Evropës”. Kështu thuhet, në mes të tjerash, në një prej faqeve të librit “Studi Speciali Albanesi”, të autorit italian, Antonio Baldacci, i botuar në Romë në vitin 1933.

Autori i atij libri voluminoz për Shqipërinë dhe shqiptarët, ishte një mik dhe dashamirës i madh i vendit të shqiponjave, i cili që në fundin e shekullit XVIII, kur shumë nga shtetet evropiane që ishin nën Perandorinë Otomane po kërkonin shkëputjen prej saj, ai ngriti zërin në mbrojtje të Shqipërisë, duke kërkuar që edhe ai vend i vogël, por me histori të madhe në brigjet e Adriatikut, të respektohet nga e gjithë bota si një monument i vetëm i antikitetit. Po kështu, edhe në vitin 1903, kur shumë shtete evropiane i kërkuan Turqisë që të ndërmerrte reforma në vilajetet e saja në Maqedoni, Antonio Baldacci, botoi një artikull shumë të ashpër në gazetën “L’Italia Coloniale”, në të cilin i bënte të ditur diplomacisë evropiane, se edhe Shqipëria kishte të drejtë t’i kërkonte reforma Turqisë, pasi ajo ishte zot i katër vilajeteve. Të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Antonio Baldacci, vazhdoi t’i mbronte me fanatizëm, duke dalë publikisht me shumë shkrime në gazeta dhe revista që botoheshin asokohe në Francë e Itali, ku ai kërkonte hapur indipendencën e Shqipërisë. Gjë e cila kur u bë realitet në vitin 1912, nga shumë publicistë të asaj kohe u konsiderua si një profeci e Baldaccit.

Të gjitha shkrimet për Shqipërinë dhe shqiptarët që kishte shkruar ndër vite, Antonio Baldacci i përmblodhi në një libër voluminoz të titulluar “Studi Speciali Albanesi”, të cilin e botoi në vitin 1933 në Romë. Ai libër pati një jehonë të madhe jo vetëm në rrethet intelektuale shqiptare dhe italiane, por edhe më gjerë në Evropë. Një ndër ata shkencëtarë të huaj që e mirëpritën librin e Baldaccit ishte dhe prof. dr. Franc Babinger, i universitetit të Berlinit, i cili në një artikull të tij, ku flet për një sërë autorësh gjermanë që janë marrë gjatë me çështjen shqiptare, ndërmjet të tjerash shkruan edhe për vlerat e librit të Antonio Baldaccit. Lidhur me atë çka trajtohet në librin “Studi Speciali Albanesi” dhe vetë autorin e saj, Antonio Baldacci, bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, të cilin e kemi shkëputur nga gazeta “BESA” e Tiranës e vitit 1933. Po kështu, bashkë me këtë shkrim, po japim edhe artikullin e shkencëtarit gjerman, prof. dr. Franc Babinger, i cili flet me superlativa dhe hollësi rreth librit të Baldaccit.

Jehona e librit të Baldaccit në Shqipëri

 Në gazetën “BESA” të Tiranës (me botues Fiqri Rusin) të datës 4 shkurt 1933 nën titullin, “Rreth botimit të një libri të Z. Antonio Baldacci mbi Shqipërinë”, shkruhet: “Shkrimtari i njohun italian dhe miku i vërtetë i Shqipërisë. Zoti Antonio Baldacci ka botuar tani shpejt një libër me titullin “Studi Speciali Albanesi”, në të cilin përmbahen disa nga veprat e tij që, ay i kishte shkrojtur disa vjet më parë, kur vendi ynë ishte nën sundimin Otoman, dhe ndofta nuk shpresohesh që të fitonte liria e vet, brenda në një kohë kaq të shkurtër në fakt, Zoti Baldacci asht një nga ata studiues që kan kuptuar ma mir se të tjerët rëndësinë që ka populli shqiptar në Ballkan dhe në Adriatik; ay ka ngritur zërin e tij dhe i ka kallëzuar popullit italian, se përtej bregut të Adriatikut, asht një komb që meriton respektin e tërë Europës, dhe si stërnip i Illirianëve, duhet që Italia, më parë se të tjerët, t’i hedhi dorën për ta ngritur në shkallën që meriton. Në këtë drejtim Zoti Antonio Baldacci, ka parashikuar interesat e vërteta të Italisë dhe Shqipnis. Në miqësinë e të dy popujve ay beson se do të sigurohet e ardhmja e Adriatikut, që i takon pjesës më delikate të interesave Italiane.

Në librin e ri, Zoti Antonio Baldacci, nuk ka bërë gjë tjetër, përveçse ka mbledhur, porsa i duheshin, artikujt e mëparshëm që ka shtypur në rivistat e vendit dhe të huaja si ato të Francës dhe të Gjermanisë, ku çfaq mendime origjinale për të drejtat e popullit shqiptar, dhe mendohet që të formojë një opinion publik, se në mes të kombeve të tjera të Ballkanit, që kanë fituar indipendencën e tyre, asht dhe populli Shqiptar. Libri “Studi Speciali Albanesi”, përbahet prej 300 faqesh dhe ndahet në tre pjesë: e para përmban çështje historike dhe politike, e dyta bën fjalë mbi gjendjen ekonomike dhe në pjesën e tretë ka përmbledhur disa nga veprat shkencore. Të tregojmë dhe sendet të pakta. Zoti Antonio Baldacci në vitin 1900 botoi një artikull në rivistën “Bolettino della Sociea Geografica Italiana” në të cilën mbasi tregon gjërë e gjat historinë e vjetër të popullit Shqiptar, në faqen 25 të librit në fjalë, thotë se: “Un lutem që ky popull i harruar, pa asnjë arsye, nga shtetet e huaja, muandobare të ruhet për të respektuar gjithë bota si një monument i vetëm dhe i pashembullt i antikitetit, të atij antikiteti që shënon një kufi midis parahistorisë dhe historisë.

Ky popull, meriton simpathinë më të çquar të shkencës së sotme, nga pikëpamja jo më të ulët se nga ajo e para, meriton dhe të gjithë sympathinë t’onë mbasi ay përfaqëson potencën e Adriatikut, në kuptimin më të gjerë të fjalës që, ka arritur sot të përmblidhet vetëm në malet e tij të lartë që nuk kapërzehen dhe në fushat e tij ku si trimi i pafriksuar, asht i plagosur tue i afruar popujt e tjerë fqinj, vdekjen e tija me përkrahjen e Europës”. Në vitin 1903 kur ngjau revolucioni i Maqedonis në Turqi, Evropa vendosi të kërkonte prej Turqisë disa reforma për vilajet e Maqedonisë. Në këtë rast Zoti. Baldacci boton një artikull të rreptë në rivistën “L’Italia Coloniale” me dat 1903, në të cillën tregon se “dhe Shqipëria ka të drejtë të kërkojë reforma, dhe po të arrihen që të sigurohen të drejtat e Shqipnisë, atëhere nuk mbetet më vënt për të tjerët në Ballkan, se ay popull është zot i katër villajeteve të Turqisë”.

Dhe këtë herë ato që çfaqte zoti Baldacci në vitin 1903, u vërtetuan në luftën Ballkanike e cila rrodhi nga shkaku se Turqija po e njihte më vehte Shqipërinë me disa privilegje. Në vitin 1906, në Belgrad dilte një fletore “Albanje”, në të cilën bëhesh fjalë se një prej princërve Gjerman, paskësh në mënt të bëhesh një dit Mbret i Shqipnis, për të cilën kishte filluar të mësonte edhe gjuhën Shqipe. Në një kohë kur bisedohej ikja e Turqisë prej Ballkanit, sillnin parasysh dhe popullin shqiptar, për fronin e të cilit shumë veta munt të kishin shpresë. Në këtë moment Zoti Antonio Baldacci boton një artikull të ashpër në “Espanionisin Cvailes” ku shpjegon në një mënyrë të qartë periudhën e Austrisë dhe të Rusisë që ndiqnin për të arritur qëllimet e tyre, kur të ikte Turqija nga viset në fjalë, dhe tregon mendimin e tij se “Shqipërija do t’a fitojë indipendencën e saj kur të bëhet lufta e fundit e Ballkanit për ikjen e Turqisë; në atë kohë Shqipërija do të ketë edhe Mbretin e saj, me akordin e fuqive të mëdha.

Nuk munt të thuhet se bëjmë ndonjë gjë të çuditur kur them se Fron i Shqipërisë duhet të mbahet prej një mbreti Kombëtar; dhe në qoftë se nuk do të gjendet nonjë i këtillë, ahere ay që të zërë fronin të mos jetë as Gjerman, as Austriak, as Rus, por nga ndonjë racë tjetër”. Këto fakte dhe të tjera të zotit Antonio Baldacci, janë një provë e qartë që ay ato parashikonte disa vjet më parë, si profet i atyre fakteve, me të vërtetë u realizuan të gjitha; Shqipërija u bë indipendente me Mbretin e Shqipëtarëve, që po lartëson Shqipërinë në atë vënt të lartë që paralajmëronte zoti Antonio Baldacci, për të qenë zonja e vendit të saj dhe ruajtsja e Adriatikut, që është pjesë e ndarë e atdheut Illirianë. Pjesa tjetër historike dhe shkencore, të librit në fjalë, janë sende me shumë vleftë për t’u studiuar nga brezi i sotmë, se atje do të gjejnë elementë shumë të çmueshmë për pjesët më importonte të historisë s’onë kombëtare si nga çdo pikëpamje. Ngushtësija tiranike e shtyllave të kësaj fletoreje nuk na premton të zgjatemi më shumë me hollësinat e këtij libri, ku përfytyrojmë disa nga problemet më interesante për çështjen Shqiptare.

Zoti Antonio Baldacci, ka shkrojtur dhe libra të tjerë mbi Shqipërinë, kur është dërguar prej ish-Kryeministrit Italjan, Crisspit, që është prej racës Shqiptare, dhe kështu iu dha rasti zotit Baldacci që të studionte atdhenë e Illirianëve me tërë kuptimin e fjalës, për të cillin tash po mbush shtylla të vlefshme, me qëllim që të njoftoj popullin Italian, rëndësinë e Shqipërisë indipendente dhe nevojën e përkrahjes së tyre prej Italisë. Për të gjitha këto që ka bërë zoti Baldacci, prej një kohe të gjatë prej më shumë se një e katërta e shekullit, në favorin e Shqipërisë, Naltmadhënija e Tij, Mbreti ynë, e ka emnuar Konsul gjeneral honorer i Shqipërisë në Itali. Pra librin e Zotit Antonio Baldacci “Studi Special Albanesi” të shtypur në Romë, e rekomandojmë nxehtësisht se është një vepër ku tregohet zemra e një miku të Shqipërisë, dhe mundimi i tij për mbrojtjen e idealit të Kombit Shqiptar.

 Prof. dr. Franc Babinger: Ja vlerat e librit të Baldaccit

 Shkencëtari gjerman rreth librit “Studi Speciali Albanesi”

Libri “Studi Speciali Albanesi”, i shkrimtarit dhe publicistit italian, Antonio Baldacci, i botuar në Itali në vitin 1933, pati një jehonë të madhe jo vetëm në qarqet intelektuale italiane dhe shqiptare, por dhe më gjerë. Madje, ai libër u komentua edhe në rrethet e disa prej shkencëtarëve më të njohur evropianë, si prof. dr. Franc Babinger, i Universitetit të Berlinit, i cili në një shkrim të tij për autorë të ndryshëm gjermanë, që ishin marrë gjatë me studime për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndalet edhe në vlerat e librit “Studi Speciali Albanesi”, të Antonio Baldacci. Shkrimi i shkencëtarit gjerman, prof. dr. Franc Babinger (që po e botojmë të plotë në këtë shkrim), u përkthye dhe u botua edhe në gazetën “BESA” të Tiranës, në vitin 1933. Nën titullin “Literatura gjermane mbi Shqipërinë, Prej Prof. Dr. Franc Babinger, Universiteti i Berlinit”, në atë artikull shkruhet: “Shqipnia asht përshkruem në këto vitet e fundit shumë pak në hollësi dhe me sukses gati në gjitha gjuhnat e Europës.

Kryesisht në Itali kanë kallzuëe prej luftës botore, një interes të veçantë siç e provojnë të shumat e veprave dhe pjesërisht të mëdha, për këtë vend të Ballkanit, i cili deri vonë pothuaj ka qenë i panjoftun dhe sidomos në disa vite të tij. Kështu p.sh. Antonio Baltaci, i cili i ka dedikue një jetë të gjatë studimit të florës, ka shtuar me botimin e tij “L”ALBANIA” 1929 në Romë, në një mënyrë fort të dobishme numrin e veprave të çmueshme për Shqipërinë, duke dhënë mbi studimet e tij një pikturë e cila le me kuptua esencën e objektit me të cilën merret. Gjermania ka ndihmue jo ma pak se Italia dhe ka plotsue punimet italiane në shumë pika me randësi. Pa dyshim veprën gjermane mbi Shqipninë ia dedikojmë privat docentit të Berlinit, Dr. Herbert Louis, i cili si topograf ka marrë pjesë në udhëtimet gjeologjike që bani gjeografi austriak, Dr. Ernest Noësek simbas urdhrit të qeverisë shqiptare. Dr. Herbert fitoi në këtë mënyrë një dije të thellë mbi vëndin dhe njerëzit. Kështu vepra e tij “L’ALBANIEN”, një studim i vendit duke u mbështetur kryesisht në udhëtimet e veta (Stuttgart J. Engelhorn) jep, megjith se lakmon kryesisht të vërtetat gjeologjike, një ndihmë fort të frytshme për të njohur Shqipnin. Po këtij dijetari i dedikohet një kartë gjeografike e vendit (1:200.000) shumë e mirë e plotë, një kartë e cila u bashkënjit së përkohshmes të shoqërisë gjeografike në rastin e njëqindvjetorit në vitin 1028.

Shoku i tij në këtë kohë shëtitje, Dr. Ernest Noëak, i cili në shumë artikuj dhe trajtime ka kthjellum gjeollogjinë e Shqipnis po me masën e naltpërmëndun, kështu që të dy dijetarët gjermanë mund të konsiderohen si çpërsëritsit e vërtetë të kartografisë shqiptare. Një tjetër dijetar, privat docent për Botanikë në Universitetin e Berlinit, Dr. Friderich Margraf, ka shëtitun për me studiue Shqipnin në fushatën e degës së tij (më 1924) dhe (1928) dhe u kthye me rezultate shumë të mira prej të mbrendëshme të këtij vendi. Në prendverën e 1930-ës, botoi një vepër të shkruese në gjuhën popullore dhe të ilustrueme me shumë piktura “In Albanien Bergen” (Stuttgart, Sirecker aud Shroeder) në të cilën përshkruan në nji mënyrë të kjartë udhëzimet e tija të mbrendëshmet, edhe veçanërisht shëtitjet e tija ndër malet. Shqipnia ështrë një dorado për alpinistio, se malet e saj plot madhshti dhe bukuri, TOMORRI, i dukshëm prej së largu, deri afër 2400 metra lartësi, KORABI bile deri në 2700 metra, lartësohen të fuqishëm në qiell, për të mos përmëndun botën e bukur t’akujve në jugën e Mbretnis.

Qysh sot guxojnë shumë udhëtarë me hye në të mëbrendëshmen e këtij vendi të tërhequn prej bukurive të natyrës dhe cilësive të rralla të banoret. Auktori i këtij artikulli bani provën e parë duke botuar një libër më 1929 në “BEDEKERS DALMATIEN UNO DIE ADRIA” një tentativë kjo me i shërbye udhëtarëve si udhëheqës, të cilën e ka përsërit unnrechologu francez Leon Rey në një Guidë de Albanie, por duke heshtun mbi veprën e të parit. H.A. Barneizi, i cilli asht i njoftun për fotografitë e shkëlqyeshme të AFRIKËS, bani për qëllim me fotografue motive shqiptare dhe pikturat, të cilat ja ka shtuem librit të tij “EUROPAS VERGESSENS LAND” të shkruem me lehtësi, por dhe pak përcipërt, numërojn pa dyshim ndër më të bukurat që janë marrë mbi Shqipnin. Nën titullin “NEULAND ALBANIEN”, botoi vjet i lëvruemi shkrimtar Dr. Felderich Ëallisech një libër (FRANCKSCHE UERLAGSHNDUELUNG STUTGART) i cili u ribotue për të dytën herë.

Ata që e njohin Shqipnin me të vërtetë mirë, di të jenë në shumë pika të një mendimi të ndryshëm, dhe që duhet të qartohen disa gabime, të cilat shpresojmë do të çduken në një botim të mëvonshëm. Ëallisch i cili asht emnue Konsul i përgjithshëm nderi, asht i mendimit që Shqipnia, që të baj një zhvillim të papritun dhe të parapamë dhe i shikon punët bnë mënyrë fort optimiste. Me gjith këtë, libri i tij, i shkruem në një stil muhabeti, jep një pasqytë të goditun të vendit dhe të njerzvet. Edhe kur themeluesi i studimeve shkencore mbi Shqipnin, John Georg V. Hann prej Frankfurti (1811-1899) në librin “Albanesische Studen” (Janar 1854) vuni bazat për gjithë studimet e mëvonshme, ky vend konsiderohej edhe si një pikë e bardhë në kartën e Europës. Dhe qoft se sot asht studiuem në viset ma të rrezikshme dhe përshkruen shkencërisht në gjithë drejtimet, ky rezultat i dedikohet jo ma pak dijetarëve gjermanë. Vitet e fundit kanë dhanë përfundime shum me randësi dhe asht për të shpresuem që s’kan mbaruem njoftimet e fituese qysh nga lufta prej dijetarëve të shumtë gjermanë e austriakë, që kanë shetitun Shqipnin.

Tiranë 10.I.1933.

 Marrë nga Memorie.al 

Shto Koment