Politike

‘Antishpifja’ dhe emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias dorëzon opinionet 18-19 qershor

Në 18-19 qershor do jepet opinioni për Paketën Antishpifje dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Data kur duhej që të dorëzoheshin opinionet ishte 13 marsi, por më 23 mars Komisioni njoftoi shtyrjen për një datë në qershor, deri në qetësimin e situatës. 
Featured image of article: ‘Antishpifja’ dhe emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias dorëzon opinionet 18-19 qershor Foto ilustruese

TIRANË– Rikthehet në punë Komisioni i Venecias. Pas disa muajve pushim për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, Komisioni do të rikthehet në vendin tonë me dy opinione. 

Në 18-19 qershor do jepet opinioni për Paketën Antishpifje dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Data kur duhej që të dorëzoheshin opinionet ishte 13 marsi, por më 23 mars Komisioni njoftoi shtyrjen për një datë në qershor, deri në qetësimin e situatës.

Për paketën antishpifje ka kërkuar mendim qeveria, pasi u propozua nga kryeministri Edi Rama duke ngjallur reagime të forta në vend, ku kundërshtarët më të fortë kanë qënë njerëzit e medias, të cilët e kanë konsideruar ligjin si censurues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa zgjidhje pritet që t’i jepet edhe debatit për Kushtetuesen për betimin e Arta Vorpsin dhe zgjedhjes së Marsida Xhaferllarit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment