Showbiz

“Antipatik i lindur”, plasin polemikat në rrjet për jurinë e “Top Talent”, postimet gëlojnë nga komentet

Publiku shihet mjaft i pakënaqur me stafin e përzgjedhur për jurinë e “Top Talent”.
Featured image of article: “Antipatik i lindur”, plasin polemikat në rrjet për jurinë e “Top Talent”, postimet gëlojnë nga komentet Juria e Top Talent

Mbrëmjen e sotme ka startuar programi i talenteve të reja në “Top Channel”. Në faqet e rrjeteve sociale, televizioni përkatës ka publikuar promon e emisionit dhe rrjedhimisht në këtë postim ka patur shumë komente.

Ajo që bie në sy është zhgënjimi i publikut në lidhje me jurinë e përzgjedhur për panelin e “Top Talent”.

Në komentet e bëra vihet re se publiku ka një antipati për dy moderatorët Bieta Sulon dhe Eno Popin. Ata përgëzojnë aktorin e humorit Salsano Rrapin dhe gazetarin Muhamed Veliu. Ndërsa për prezantuesen Elona Duro nuk shihet asnjë koment.

Ku e keni gjetur këtë Eno Popin, një antipatik i lindur,”– komenton dikush.

Juria lë për të dëshiruar, përveç Muhamed Veliut,”– shkruan një tjetër.

Për më tepër shikoni komentet e bëra në faqen zyrtare të “Top Channel” në Facebook.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment