Sociale

Anti-informaliteti në bregdet, pushuesit: I mirëpritur, por mungojnë shërbimet shëndestësore

Për qytetarët, shteti është fokusuar në këtë luftë ndaj evazionit fiskal për të rritur të ardhurat në buxhet, duke mos garantuar shërbimet bazë si ai mjekësor, pastërtia dhe lirimi i plazheve publike.
Featured image of article: Anti-informaliteti në bregdet, pushuesit: I mirëpritur, por mungojnë shërbimet shëndestësore Pushues në plazhin e Durrësit

DURRËS- Lufta e re kundër informalitetit është fokusuar në bregdet. Hotelet, dhomat me qira, baret, restorantet e marketet janë të gjitha nën llupën e inspektorëve tatimorë. Një aksion edhe pse i nisur në kulmin e sezonit veror, është i mirëpritur nga pushuesit.

Por pavarësisht prezencës së tatimorëve, numri i subjekteve që nuk lëshojnë kuponin tatimorë është ende shumë i lartë.

Që në momentin që janë vendosur shezllonat deri në breg të detit, nuk kemi marrë kurrë një kupon tatimor, dhe nuk dimë ku shkojnë këto para”, thotë një pushuese në bregdetin e Durrësit.    

Për qytetarët, shteti është fokusuar në këtë luftë ndaj evazionit fiskal për të rritur të ardhurat në buxhet, duke mos garantuar shërbimet bazë si ai mjekësor, pastërtia dhe lirimi i plazheve publike.

“Kemi pasur një rast ku është mbytur një person dhe kemi pritur 40 minuta, deri sa erdhi ndihma dhe nuk e gjeti gjallë. Policia është në nivel, lëvizin vazhdimisht, ndërsa ndihma mjekësore zero”, thotë një pushues nga Kosova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se janë identifikuar të gjitha subjektet informale dhe se nga dita e hënë do të nisë penalizimin e tyre.

Marrë nga A2 CNN

(a.m/dosja.al)

Shto Koment